DIZAJNIRANO ISTRAZUVANJE Page 01Projekti “Promovimi i gjithë-përfshirjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në mediat në Maqedoninë e Veriut” vendosi një fokus të fuqishëm në ngritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive rreth nevojës për përballjen me diskriminimin, dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes në mediat. Më shumë se 120 përfaqësues të mediave, organizatave qytetare, institucioneve shtetërore, si dhe qytetarë, morën pjesë në katër debatet dhe dy trajnimet, të organizuara në kuadër të projektit. Diskutuan mbi rëndësinë e vetë-rregullimit dhe përfshirjes në sferën e medias dhe mbi qasjet me të cilat mundet bashkërisht të mbështesin luftën kundër diskriminimit. Në trajnimet, nga ana tjetër, mësuan qasjet për njohjen e gjuhës diskriminuese dhe të urrejtjes në media, si dhe për ndërtimin e strategjive për veprim efektiv kundër praktikave të tilla. Me projektin u mbështet edhe botimi i publikimit “Gjuha e urrejtjes, korniza ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare, me qasje të veçantë ndaj mediave”, që paraqet një analizë të politikave për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi dhe për rregullimin e sferës mediatike.

Ky publikim përmbledh aktivitetet e realizuara dhe përmban konkluzionet dhe rekomandimet kryesore që rezultuan nga projekti “Promovimi i gjithë-përfshirjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në mediat në Maqedoninë e Veriut”, të cilin Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedoni e zbatoi në periudhën 01.07.2020 - 28.02 .2021, me mbështetje të Fondit Kanadez për Iniciativa Lokale.

KUNDËR DISKRIMINIMIT ME PËRFSHIRJE MË TË MADHE NË MEDIA