“Gjuha e urrejtjes nuk është diçka e re, por lufta kundër saj nuk ndalon. Vitet e kaluara janë bërë një numër i madh hulumtimesh dhe analizash në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe në to qartazi janë konstatuar gjendjet. Janë theksuar dobësitë e sistemit, të organeve mbrojtëse të ligjit dhe institucioneve”, theksoi Mirçe Adamçevski, kryetar i Komisionit për Ankesa pranë KEMM, në debatin kushtuar gjuhës së urrejtjes dhe praktikave diskriminuese në raportimin e mediave.

 adamcevskiNumri i ankesave deri te organi vetë-rregullues për gjuhën e urrejtjes, sipas Adamçevskit, është në rënie. Analiza krahasuese e KEMM tregon se nga viti 2014 deri në vitin 2017 pjesëmarrja e vendimeve për gjuhën e urrejtjes ose diskriminimit në numrin e përgjithshëm të vendimeve është 28.8 për qind, në vitin 2018 tashmë është në rënie dhe është 23.7 për qind, vitin e kaluar numri është 20 për qind, ndërsa këtë vit, deri më 10 gusht, u regjistruan vetëm 5 për qind. “Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se në Maqedoni gjithnjë e më pak po përdoret gjuha e urrejtjes, por bëhet fjalë për zhvendosjen e saj nga mediat në rrjetet sociale, ose, më saktësisht, në komentet në rrjetet sociale, ku mediat i postojnë përmbajtjet e tyre”, potencoi Adamçevski. Për shkak të përballjes më të suksesshme me gjuhën e urrejtjes në media, ai rekomandon që qytetarët të inkurajohen të dërgojnë ankesa, të intensifikojnë koordinimin midis anëtareve të Rrjetit për Luftë Kundër e Gjuhës së Urrejtjes, si dhe të rritet bashkëpunimi dhe koordinimi me gjykatat dhe Prokurorinë. “Gazetari nuk duhet të tregojë indiferencë dhe rezervë ndaj gjuhës së urrejtjes, sepse përmbajtjet e tilla mund të interpretohen si një akt miratimi dhe inkurajimi”, thotë Adamçevski.  

“Mediat tradicionale në raportimin e tyre, gjatë vitit të kaluar, më së shpeshti janë përmbajtur nga gjuha e hapur e urrejtjes, ky problem ndodh më весна никодиноскаsë shumti onlajn”, theksoi Vesna Nikodinoska, udhëheqëse e programeve në Institutin Maqedonas të Mediave. Shpërthimi i krizës globale të shkaktuar nga korona-virusi në vitin 2020 në Maqedoni u përputh me periudhën para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. “Këto dy tema krijuan një ‘ndrydhje’ për përshkallëzimin e dezinformatave dhe gjuhës së urrejtjes mbi baza politike dhe etnike”, theksoi Nikodinoska. Sipas saj, “nën hijen e raportimit të korona-krizës dhe të zgjedhjeve  mbetën gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, personat e margjinalizuar dhe të zhvendosurit, të cilët bëjnë pjesë në kategoritë e qytetarëve që u prekën më shumë nga kufizimet e vendosura për shkak të krizës së koronës, por edhe pas përfundimit të tyre”. Në periudhën e krizës, siç shpjegoi Nikodinoska, në sipërfaqe u shfaqën stereotipat dhe paragjykimet, seksizmi, mizogjinia dhe gjuha e urrejtjes ndaj grave, posaçërisht në rrjetet sociale. Disa shembuj përfshijnë edhe disa gra gazetare që ishin fyer nga ana e mediave ose në rrjetet  sociale. Nga ana tjetër, “përshtypja e vetë gazetarëve është se për personat me aftësi të kufizuara raportohej pak dhe në mënyrë sporadike. Më së shpeshti, informacionet lidhur me personat me aftësi të kufizuara kishin të bënin me masat që i ndërmerrte Qeveria në lidhje me këtë kategori të qytetarëve, reagimet ndaj masave nga qytetarët, si dhe informacione nga organizatat e shoqërisë civile për mbështetjen e dhënë personave me aftësi të kufizuara”, theksoi Nikodinoska.

Megjithatë, bëhej fjalë më së shpeshti për lajme të transmetuara dhe raporte të shkurtra, pa histori personale, analiza të thelluara, të dhëna statistikore që do të tregojnë se cila është gjendja në të vërtetë me këtë kategori të qytetarëve. Jo vetëm mediat tradicionale, por edhe mediat onlajn, kanë detyrimin të prodhojnë lajme që do të kundërshtojnë gjuhën e urrejtjes dhe dezinformimin që përhapen onlajn, potencoi përfaqësuesja e MIM.

Mediat, në përputhje me funksionin themelor që të informojnë, kanë edhe funksionin e raportimit për atë se në shoqëri ekziston gjuhë e urrejtjes, theksoi Emilija Petreska-Kamenjarova, udhëheqëse e Departamentit të të Drejtave të Njeriut dhe Edukimit Mediatik në Agjencinë për  Shërbime Mediatike Audio dhe Audio-vizuale. “Por ajo që nuk guxojnë ta bëjnë është ta shkelin Ligjin dhe të bëhen burim i urrejtjes. Ata nuk guxojnë të transmetojnë thirrje të drejtpërdrejta për veprime të dhunshme, të paraqesin burim të gjuhës së urrejtjes dhe të raportojnë në mënyrë joprofesionale në rastet kur informojnë për ekzistimin e gjuhës së urrejtjes”, shpjegoi Petreska-Kamenjarova.

downloadPetreska-Kamenjarova gjithashtu përkujtoi edhe ndalesat e veçanta nga neni 48 i Ligjit për Shërbimet Mediatike Audio dhe Audio-vizuale, sipas të cilit “shërbimet mediake audio dhe audio-vizuale nuk guxojnë të përmbajnë programe që rrezikojnë sigurinë kombëtare, nxitet përmbysje e dhunshme e rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, bëhet thirrje për agresion ushtarak ose konflikt të armatosur, nxitet ose përhapet diskriminim, intolerancë ose urrejtje bazuar në racën, ngjyrën e lëkurës, origjinën, përkatësinë kombëtare ose etnike, gjininë, orientimin seksual, identitetin gjinor, përkatësinë e grupit të margjinalizuar, gjuhën, shtetësinë, origjinën shoqërore, arsimin, fenë ose besimin, besimin politik, besime të tjera, aftësitë e kufizuara, moshën, statusin familjar ose martesor, statusin pronësor, gjendjen shëndetësore, statusin personal dhe statusin shoqëror, ose çfarëdo qoftë baze tjetër”.

Në përputhje me Rekomandimin Nr.R (97) 20 të Komitetit të Ministrave deri te vendet anëtare lidhur me gjuhën e urrejtjes “E drejta kombëtare dhe praktika duhet të bëjë një dallim të qartë midis përgjegjësisë së autorit të deklaratës me gjuhë urrejtjeje nga njëra anë dhe përgjegjësisë së medias dhe profesionistëve të medias për kontributin në shpërndarjen e saj, si pjesë e funksionit të tyre për të paraqitur informacione dhe ide mbi çështje me interes publik, nga ana tjetër”. Çdo kufizim i lirisë së shprehjes, theksoi Petreska-Kamenjarova, duhet të jetë rezultat i monitorimit që “duhet të ndjekë mënyrën në të cilën Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vlerëson nëse ka apo jo nevojë për të kufizuar lirinë e shprehjes në secilin rast veçmas, respektivisht a është kufizimi i lirisë së shprehjes: i parashikuar me ligj, ka një qëllim legjitim dhe është i nevojshëm në një shoqëri demokratike".

"Është e nevojshme të hapet një debat edhe me producentët e filmit që prodhojnë seriale televizive, ku vërehen role stereotipi të burrave dhe të grave. Aty hasen gjithashtu stereotipa edhe në raport me grupet e tjera të prekshme. Na mungon debati me të gjithë aktorët, të gjithë faktorët që ndikojnë në procesin e socializimit“, theksoi Snezhana Trpevska, kryetare e Institutit RESIS.

“Një rol të madh në shpërbërjen e gjuhës së urrejtjes kemi edhe ne, si organ vetë-rregullues duke u treguar mediave që të jenë të kujdesshëm se çfarë përmbajtje plasojnë në profilet e Facebook-ut dhe pastaj të jenë përgjegjës për administrimin e komenteve”, theksoi Teofil Bllazhevski, anëtar i Komisionit për Ankesa pranë KEMM. Ajo që mund të ketë ndikim, sipas tij, janë sanksionet për bartësit e gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale. Një rol kyç në këtë ka edhe Prokuroria si hallka e parë, e pastaj edhe Gjykata”, tha Blazhevski.

Rendi i ditës i debatit 28.09.2020

 

Fullscreen capture 27.8.2020 124045 

 

 thumbnail Screen Shot 2020 08 27 at 11.06.17