DIZAJNIRANO ISTRAZUVANJE Page 01Projekti “Promovimi i gjithë-përfshirjes dhe respektimit të të drejtave të njeriut në mediat në Maqedoninë e Veriut” vendosi një fokus të fuqishëm në ngritjen e vetëdijes dhe përmirësimin e njohurive dhe aftësive rreth nevojës për përballjen me diskriminimin, dezinformatat dhe gjuhën e urrejtjes në mediat. Më shumë se 120 përfaqësues të mediave, organizatave qytetare, institucioneve shtetërore, si dhe qytetarë, morën pjesë në katër debatet dhe dy trajnimet, të organizuara në kuadër të projektit. Diskutuan mbi rëndësinë e vetë-rregullimit dhe përfshirjes në sferën e medias dhe mbi qasjet me të cilat mundet bashkërisht të mbështesin luftën kundër diskriminimit. Në trajnimet, nga ana tjetër, mësuan qasjet për njohjen e gjuhës diskriminuese dhe të urrejtjes në media, si dhe për ndërtimin e strategjive për veprim efektiv kundër praktikave të tilla. Me projektin u mbështet edhe botimi i publikimit “Gjuha e urrejtjes, korniza ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare, me qasje të veçantë ndaj mediave”, që paraqet një analizë të politikave për mbrojtje dhe parandalim nga diskriminimi dhe për rregullimin e sferës mediatike.

“Bashkëpunimi ndër-sektorial i Këshillit të Etikës në Mediat me të gjithë aktorët e rëndësishëm për adresimin e problemit me gjuhën urrejtjes dhe diskriminimin, është me rëndësi thelbësore në çrrënjosjen e tij”, theksoi drejtoresha ekzekutive e KEMM, Marina Tuneva në debatin “Lidhja midis organit vetë-rregullues, rregullatorit për mediat radiodifuzive dhe Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe reagimi për gjuhën e urrejtjes në mediat”, që u mbajt më 30 nëntor të vitit 2020.

“Shumë herë problemet ndodhin për shkak të mungesës së fakteve, informacioneve për dallimet, për atë që të tjerët e mendojnë, për kulturat e ndryshme në shoqëri. E dimë që ky është një problem edhe për sa i përket temave dhe zhvillimeve të përditshme”, theksoi drejtoresha ekzekutive e Këshillit të Etikës në Mediat, Marina Tuneva, në debatin e KEMM - "Roli i mediave dhe arsimit në adresimin e diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes".

“Gjuha e urrejtjes nuk është diçka e re, por lufta kundër saj nuk ndalon. Vitet e kaluara janë bërë një numër i madh hulumtimesh dhe analizash në lidhje me gjuhën e urrejtjes dhe në to qartazi janë konstatuar gjendjet. Janë theksuar dobësitë e sistemit, të organeve mbrojtëse të ligjit dhe institucioneve”, theksoi Mirçe Adamçevski, kryetar i Komisionit për Ankesa pranë KEMM, në debatin kushtuar gjuhës së urrejtjes dhe praktikave diskriminuese në raportimin e mediave.

Përfaqësues të organizatave profesionale mediatike dhe gazetareske në shtet, studentë të komunikimit, përfaqësues të sektorit civil dhe gazetarë, morën pjesë në debatin që u realizua më 27 gusht të vitit 2020.