1 1autor: Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i SHGM-së

Organizatat civile që punojnë në promovimin e të drejtave të njeriut, si edhe ato në sektorin e medias, rregullisht iniciojnë debate publike për rrezikun nga gjuha e urrejtjes dhe pasojat kur ajo nuk sanksionohet.

Në këto debate marrin pjesë njohës ndërkombëtarë dhe vendorë, për tema që lidhen me gjuhën e urrejtjes, diskriminimin dhe lirinë e të shprehurit dhe diskutohet për trendët e reja në vend dhe në rajon, në lidhje me këto çështje. Rrallë, e ndoshta kurrë, këto tema nuk hapen publikisht nga institucionet e pushtetit ekzekutiv ose gjyqësorit. Pse është kjo kështu?

Së pari, në Maqedoninë e Veriut pothuajse nuk ka praktikë gjyqësore, respektivisht sipas Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, ekzistojnë vetëm dy raste të plotë-fuqishme të lidhura me gjuhën e urrejtjes që kanë përfunduar tanimë para Gjykatës Penale, kështu që nuk ka shumë për t’u diskutuar. Për dallim nga praktika gjyqësore modeste ose pothuajse inekzistente për gjuhën e urrejtjes në vendin tonë, në Gjykatën Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka përvoja edhe atë jo vetëm me rastet e gjuhës së urrejtjes në mediat tradicionale, por edhe në platformat dixhitale, përfshirë edhe mediat sociale.

Institucionet qeveritare, gjithashtu, rrallë reagojnë lidhur me këto çështje, pavarësisht trendëve dukshëm në rritje, të gjuhës që është me bollëk me thirrjet për dhunë dhe diskriminim në më shumë baza dhe deri më tani, të paktën për publikun e gjerë, nuk ka pasur debate publike ku është diskutuar për rrezikun nga tolerimi i gjuhës së urrejtjes. Nga ana tjetër, ndërkaq, Ministria e Drejtësisë para do kohe paralajmëroi ndërhyrje në Kodin Penal në pjesën që ka të bëjë me gjuhën e urrejtjes dhe në këtë mënyrë pritet të fillojnë konsultimet publike, jo vetëm me profesionin e gazetarisë, por edhe me opinionin profesionist. Është e rëndësishme të merren parasysh përkufizimet dhe rregullat ndërkombëtare për gjuhën e urrejtjes, por është edhe më e rëndësishme që gjatë ndryshimeve ligjore për këto vepra të përfshihet komuniteti lokal duke pasur parasysh atë se secili vend ka kontekstin e tij specifik, lokal, që duhet të merret parasysh.

Në këtë drejtim, nga mesi i nëntorit të këtij viti, Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) organizoi një debat me temë “Lidhja midis organit vetërregullues, rregullatorit të medias dhe Avokatit të Popullit në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe reagimi ndaj gjuhës së urrejtjes”. Me rëndësi të jashtëzakonisht është që koordinimi dhe diskutimet e këtyre organeve në të ardhmen të zgjerohen me institucionet që mund të ndikojnë në parandalimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes, por edhe në ndëshkimin e saj. Organizatat civile, sa do që të bëjnë përpjekje që të luftojnë me gjuhën e urrejtjes, nëse nuk ka një koordinim të përbashkët dhe përpjekje të përbashkëta në këtë fushë me të gjithë palët e prekura, problemi vetëm do të rritet dhe mund të çojë edhe në vepra të nxitura nga urrejtja, që paraqesin vepra penale të rrezikshme për paqen dhe sigurinë e qytetarëve.

Kryetarja e BD të KEMM, Katerina Sinadinovska, thotë se si një mjet kyç për shpërbërjen e gjuhës së urrejtjes është reagimi urgjent i institucioneve kompetente, siç janë Prokuroria Publike dhe Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një përgjigje të koordinuar dhe institucionale ndaj kryerësve. “Injorimi dhe mosndëshkimi i gjuhës së urrejtjes nga ana e institucioneve nuk i ndihmon askujt, sepse të vetme organizatat e shoqërisë civile nuk mund të luftojnë nëse këto vepra penale tolerohen tanimë tridhjetë vite”, shtoi Sinadinovska.

KEMM luan një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes për seriozitetin nga përhapja e gjuhës së urrejtjes në mediat dhe ato mund të kenë një rol serioz parandalues ​​në zvogëlimin e gjuhës së tillë në mediat, para se gjithash përmes promovimit të Kodeksit për Etikë të Gazetarëve.

Sipas Mirçe Adamçevskit, kryetar i Komisionit për Ankesa pranë KEMM, përveç organeve të ndjekjes për parandalimin, por edhe sanksionimin e gjuhës së urrejtjes të pranishme në mediat, por edhe në rrjetet sociale, një rol të rëndësishëm gjithashtu luan edhe Avokati i Popullit. Adamçevski konsideron se ky institucion në vendet e tjera ka bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile që janë pjesë e sektorit të medias, ndërsa punojnë në çështje që lidhen me keqpërdorimin e lirisë së shprehjes.

Bashkëpunimi ndër-sektorial dhe aksionet e përbashkëta, janë mënyra më e mirë për t'u përballë me këtë lloj sfide dhe për këtë arsye ka shumë shembuj pozitivë nga vendet përreth.

Gjuha e urrejtjes mund të shkaktojë tensione në baza etnike, fetare, partiake dhe baza të tjera, veçanërisht kur transmetohet nga ana e televizioneve kombëtare dhe pikërisht për këtë rregullatori i medias ka një rol shumë të rëndësishëm në parandalimin dhe sanksionimin.

Emilija Petreska-Kamenjarova, udhëheqëse e Sektorit për të Drejtat e Njeriut dhe Edukimit Mediatik në Agjencinë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audio Vizuale (ASHMAAV), shpjegon se roli kryesor i rregullatorit është t’i përcjellë përmbajtjet që kanë elemente diskriminimi në mediat tradicionale, jo vetëm në bazë të përkatësisë kombëtare ose etnike, gjinisë, orientimit seksual, identiteti gjinor, përkatësia së një grupi të margjinalizuar, gjuhës, por edhe sipas cilësdo bazë tjetër, ndërsa në përputhje me ligjin. Kamenjarova shton edhe se “në të kaluarën, në periudhën nga viti 2014 deri më 2018, rregullatori i medias nuk kishte mundësinë ligjore që të shqiptojë drejtpërdrejt sanksion ndaj mediave për shkeljen e këtij neni dhe i drejtohej, pa sukses, PTHP, ndërsa nga fundi i vitit 2018 përsëri ka mundësinë për sanksionim, me çka tani mund të parashtrojë kërkesë për ngritjen e një procedure kundërvajtje para gjykatës”.

Debati profesional që e organizoi KEMM, e nxitë dhe e përmirëson komunikimin e përbashkët midis organizatave civile dhe disave prej institucioneve kompetente që mund të ndihmojnë në kontrollimin e përhapjes së gjuhës së urrejtjes. Në të ardhmen, gjithsesi, nevojitet një pro-aktivitet më i madh rreth këtyre çështjeve nga ana e Prokuroria Themelore Publike, jo vetëm në aktualizimin shtesë të këtyre temave, por edhe me masa konkrete përmes të cilave do të ndjekin dhe dënojnë ata që keqpërdorin të drejtën e lirisë së fjalës.