Sefer Tahiriautori: Sefer Tahiri

Muajt e fundit, bota, përveç se me Covid 19, po përballet edhe me lajmet e rreme, por edhe me instrumentalizimin politik/partiak të situatës së re me virusin. Fatkeqësisht, në vend mund të evidentohen edhe përmbajtje gazetareske në disa prej mediave, në të cilat detektohet edhe favorizim dhe njëanshmëri etnike!

zoran andonov slikaautori: Zoran Andonov, gazetar

Këto ditë më takoi një nënë e një fëmije me paralizë cerebrale, anëtare e shoqatës nga Tetova dhe më pyet nëse këta fëmijë do të marrin ndonjë gjë me masat më të reja nga Qeveria. Unë i them “jo, nuk është paraparë asnjë ndihmë për personat me nevoja të veçanta”. Më shikoi e pikëlluar dhe në heshtje tha: “Sikurse deri tani, kështu edhe tani e tutje, neve na harruan plotësisht, sikur të jemi të padukshëm, sikur të mos ekzistojmë. Të gjithë morën ndonjë qindarkë edhe pensionistët edhe punëtorët nëpër ndërmarrje, studentët, vetëm ne jo. Përse është kështu? Kanë frikë të na ndihmojnë edhe neve, ose nuk u intereson aspak se ekzistojnë disa njerëz që kanë vërtet nevojë për ndihmë, njerëz që luftojnë 24 orë në ditë me dhimbjen e quajtur kufizim i fëmijëve të tyre. Thjesht po pyes veten, deri kur kështu, deri kur kështu?!”, më thotë nëna dhe largohet qetazi.

Вики Чадиковскаautori: Violeta Çadikovska, gazetare

Mos-sanksionimi i gjuhës së urrejtjes në vend paraqet një sfidë serioze për të parandaluar përhapjen e saj. Rrjetet sociale dhe mediat onlajn kanë intensifikuar ndikimin në përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit, në një kohë kur bota po përballet me pandeminë e Covid -19. Analizat krahasuese tregojnë se prania e gjuhës së urrejtjes është zvogëluar tek mediat tradicionale, por, megjithatë shënon një rritje regresive onljan. Në vend, deri më tani, ekziston vetëm një vendim gjykate lidhur me gjuhën e urrejtjes, ndërsa ky është një problem serioz.

MMM 8739autori: m-r. Dejan Andonov
ekspert i mediave dhe komunikimeve
Instituti i Studimeve të Komunikimit

Që nga marsi i këtij viti, pandemia “Covid-19” krijoi një nevojë të madhe për lajme dhe vendosi në plan të parë rëndësinë e gazetarisë profesionale dhe qasjen deri te informacionet e verifikuar. Përhapja e korona virusit, situatat kritike në sistemin shëndetësor, masat mbrojtëse, politikat urgjente qeveritare, dëmet nga izolimi fizik - "Covid-19" është një temë për të cilën mediat raportojnë më intensivisht. Por me të njëjtën shpejtësi të virusit, po përhapen edhe shumë të pavërteta përmes portaleve onlajn dhe rrjeteve sociale që e bëjnë të vështirë që shoqëria të reagojë siç duhet dhe të përballet me pandeminë. Kështu që, qasja deri te informacionet e besueshme është bërë çështje e jetës a vdekjes. Shëndeti i njerëzve nuk varet vetëm nga mbrojtja shëndetësore, por edhe nga qasja derti te informacionet e sakta në lidhje me kërcënimet nga korona virusi dhe si ta mbrojnë veten, familjen e tyre dhe rrethin e tyre. Edhe kjo krizë ka theksuar nevojën për gazetarët në shoqëri, të cilët luajnë një rol kyç në sigurimin e informacioneve jetësore për opinionin.

Teofil2

autori: Teofil Bllazhevski

Lufta kundër lajmeve të rreme kërkon unifikim të komunitetit mediatik

Veprimi i përbashkët i organizatave mediatike dhe të ekspertëve për efektet afatshkurta dhe afatgjata nga lufta kundër lajmeve të rreme dhe informimit tjetër jo-etik të opinionit, është domosdoshmëri

Kur në Shkup kishte numër të madh viktimash nga përmbytja e shkaktuar nga moti i ligë, që e goditi katër vjet më parë, në vitin 2016, problemi me lajmet e rreme në mediat në vend, nuk ishte shumë i dukshëm, as sasior as cilësor. Ky problem edhe kur shfaqej dukshëm deri atëherë, i referohej kryesisht ekzistencës politike dhe luftës së atëhershme midis qeverisë dhe opozitës për dalje nga kriza e rëndë politike, e cila praktikisht filloi që në dhjetor të vitit 2012.