Rrjetet sociale, sa të dobishme që janë, aq janë edhe një hapësirë komplekse për menaxhim nga mediat. Ato aty përballen me sfida të shumta. Informacionet e tyre publikohen në platforma ku veprojnë edhe krijues të tjerë përmbajtjesh, të cilët shpesh përhapin narrative të rreme, dezinformata, gjuhë urrejtjeje e kështu me radhë. Për këtë dhe çështje të tjera, më shumë në analizën e KEMM-së “Gazetaria, Rrjetet Sociale dhe Vetërregullimi: Mundësitë dhe Sfidat”.
Analiza është përgatitur në kuadër të projektit “Ndërtimi i besimit në media dhe Evropa Juglindore – Faza 2”, financuar nga UNESCO dhe nga Bashkimi Evropian.