Publikime

Acrobat v85yZcgtxAMediat shpesh quhen shtylla e katërt e demokracisë. Ato kanë një rol kyç në monitorimin dhe hulumtimin e funksionimit të institucioneve publike dhe informimin në kohë të publikut. Megjithatë, mediat dhe gazetarët nuk janë imune ndaj korrupsionit. Megjithëse ekziston vetëm hulumtim dhe ndërgjegjësim i kufizuar për korrupsionin në media, ekziston një konsensus i gjerë se zhvillimi i mediave të lajmeve, të pavarura, të mbrojtura ligjërisht, të menaxhuara profesionalisht dhe ekonomikisht të qëndrueshme është thelbësore për të siguruar media llogaridhënëse, të përgjegjshme dhe etike.

Lufta kundër korrupsionit në media mund të përfshijë një gamë të gjerë qasjesh përmes të cilave do të sigurohet zbatim i kornizave të duhura ligjore për të garantuar pavarësinë dhe forcimin e lirisë së medias, transparencë në strukturën e pronësisë dhe llogaridhënien për punën e bërë, rritje të ndërgjegjësimit për standardet etike dhe promovimi i përgjegjësisë dhe llogaridhënies së medias, si dhe mbështetja e gazetarisë investigative përmes trajnimeve teknike.

Doracak: Udhëzime për parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e etikës në media