Publikime

Acrobat v85yZcgtxAMediat shpesh quhen shtylla e katërt e demokracisë. Ato kanë një rol kyç në monitorimin dhe hulumtimin e funksionimit të institucioneve publike dhe informimin në kohë të publikut. Megjithatë, mediat dhe gazetarët nuk janë imune ndaj korrupsionit. Megjithëse ekziston vetëm hulumtim dhe ndërgjegjësim i kufizuar për korrupsionin në media, ekziston një konsensus i gjerë se zhvillimi i mediave të lajmeve, të pavarura, të mbrojtura ligjërisht, të menaxhuara profesionalisht dhe ekonomikisht të qëndrueshme është thelbësore për të siguruar media llogaridhënëse, të përgjegjshme dhe etike.

Lufta kundër korrupsionit në media mund të përfshijë një gamë të gjerë qasjesh përmes të cilave do të sigurohet zbatim i kornizave të duhura ligjore për të garantuar pavarësinë dhe forcimin e lirisë së medias, transparencë në strukturën e pronësisë dhe llogaridhënien për punën e bërë, rritje të ndërgjegjësimit për standardet etike dhe promovimi i përgjegjësisë dhe llogaridhënies së medias, si dhe mbështetja e gazetarisë investigative përmes trajnimeve teknike.

Doracak: Udhëzime për parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e etikës në media

chrome zmtpA9UlyBRaportimi nga zona e konfliktit të armatosur /luftës është sfida më e madhe për punonjësit e medias, por edhe detyra më e ndërlikuar dhe e vështirë. Përveç faktit që vetë aktivitetet ushtarake mbartin rrezik për sigurinë e kushteve të punës dhe rrezik për të humbur jetën, punonjësit e medias janë të ekspozuar ndaj një sërë rreziqesh të tjera në terren.

Kur një vend është në gjendje lufte, rregulloret se çfarë lejohet dhe si duhet të sillet një shtetas i huaj në atë vend në terren ndryshojnë vazhdimisht. Një punonjës i medias që nuk e njeh ose nuk ndjek ndryshimin e këtyre rregulloreve rrezikon të arrestohet/ndalohet nga autoritetet kombëtare. Gazetarët dhe kameramanët në terren jo vetëm që duhet të jenë të vetëdijshëm për rreziqet që u kërcënohen për jetën e tyre dhe lirinë e lëvizjes, por duhet të jenë të vetëdijshëm edhe se përmes raportimit të tyre apo publikimit të llojeve të ndryshme të përmbajtjeve (video) mund të shkaktojnë dëme me pasoja fatale.

Udhëzime për raportim nga zona e konfliktit të armatosur / luftë

Guidelines for safe and professional reporting on coronavirus COVID 19 Page 01
Rrjetet sociale, sa të dobishme që janë, aq janë edhe një hapësirë komplekse për menaxhim nga mediat. Ato aty përballen me sfida të shumta. Informacionet e tyre publikohen në platforma ku veprojnë edhe krijues të tjerë përmbajtjesh, të cilët shpesh përhapin narrative të rreme, dezinformata, gjuhë urrejtjeje e kështu me radhë. Për këtë dhe çështje të tjera, më shumë në analizën e KEMM-së “Gazetaria, Rrjetet Sociale dhe Vetërregullimi: Mundësitë dhe Sfidat”.  

Mbrojtja e parimeve etike të raportimit përmes Komisionit të Ankesave dhe Parashtresave

Publikacija ang korica preview 001