Duke u nisur nga trashëgimia historike, kulturore, shpirtërore dhe shtetërore e popullit maqedonas dhe nga lufta e tij shekullore për liri nacionale dhe sociale dhe për krijimin e shtetit të vet, e veçanërisht nga traditat shtetërore juridike të Republikës së Krushevës dhe vendimeve historike të KAÇKM-së dhe kontinuitetit kushtetues juridik të shtetit maqedonas si Republikë sovrane në Federatën Jugosllave, nga vullneti lirisht i shprehur i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në Referendumin e 8 shtatorit 1991, si dhe nga fakti historik se Maqedonia është konstituuar si shtet nacional i popullit maqedonas në të cilin sigurohet barazia e plotë qytetare dhe bashkëjetesa e përhershme e popullit maqedonas me shqiptarët, turqit, vllahët, romët dhe kombësitë e tjera që jetojnë në Republikën e Maqedonisë,
Me këtë ligj regullohen, kushtet, mënyra dhe zbatimi për realizimin e drejtës për qasje të lire deri te informatat me karakter public, me të cilat sundojnë organet e qeverisë si dhe organe të tjera edhe organizata të regulluara me ligj, organet e komunave, qytetit të Shkupit si dhe komunat në qytetin e Shkupit, institucionet dhe ndërmarjet publike, shërbimet publike, personat fizik dhe ato juridik të cilit kryejn detyra publike të regulluara me ligj.
Në bazë të nenit 75 paragrafi 1 dhe 2 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, kryetarit të Republikës së Maqedonisë si dhe kryetarit të Parlamentit të Republikës së Maqedonisë shpallin dekretin për shpallje të ligjit për ndryshime dhe plotësime të ligjit për shërbime mediale audio dhe audio-vizuele.