Kodeksi

i gazetarëve të Maqedonisë

Zgjedhjet lokale 2021
Karta për raportim etik gjatë fushatës zgjedhorelogo cmem 001

Ne, gazetarët, redaktorët dhe udhëheqësit e mediumeve, duke respektuar të drejtën e opinionit për informim objektiv, të drejtë dhe në kohë dhe me përgjegjësi dhe vetëdije të plotë për rolin që mediumet kanë në zgjedhjet e ardhshme lokale në vend, pranojmë këtë Kartë dhe jemi dakord që gjatë punës së mediumeve tona të respektohen parimet në vijim:

Ethical Guidelines AL Page 01(Zbatimi i Kodit të Gazetarëve në sferën online)

Kodi i Gazetarëve u referohet të gjithë gazetarëve dhe i njejti zbatohet mbi të gjitha mediat. Megjithatë, në mënyrë që të zbatohet më mirë dhe në mënyrë më efikase ky Kod në sferën online, është e nevojshme të sigurohen interpretime dhe udhëzime përkatëse për gazetarët që punojnë në mediat online. Me online media, në këto Udhëzime, nënkuptohen të gjitha publikimet elektronike që kanë ueb faqe të posaçme në internet dhe që publikojnë përmbajtje gazetareske të redaktuara aktuale-informative, të dedikuara për publikun e përgjithshëm.

PARIMET E SJELLJES:

Liria e mediave është e drejtë e pakontestueshme

Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së opinionit të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave.

Duke ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë qytetare, gazetarët do të mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do të respektojnë pluralizmin e ideve dhe qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe subjekteve tjera të jetës publike.

Përkushtimi i Radio Televizionit Maqedonas (RTM) drejt sigurimit të raportimit të paanshëm dhe të drejtë, si dhe në mënyrë të përgjithshme drejt respektimit të standardeve profesionale dhe etike, është nën mbikqyrjen e publikut në kohën gjatë zgjedhjeve. Përkushtimi i Radio Televizionit Maqedonas (RTM) drejt sigurimit të raportimit të paanshëm dhe të drejtë, si dhe në mënyrë të përgjithshme drejt respektimit të standardeve profesionale dhe etike, është nën mbikqyrjen e publikut veçanarisht në kohën gjatë zgjedhjevePërkushtimi i Radio Televizionit Maqedonas (RTM) drejt sigurimit të raportimit të paanshëm dhe të drejtë, si dhe në mënyrë të përgjithshme drejt respektimit të standardeve profesionale dhe etike, është nën mbikqyrjen e publikut në kohën gjatë zgjedhjeve. Përkushtimi i Radio Televizionit Maqedonas (RTM) drejt sigurimit të raportimit të paanshëm dhe të drejtë, si dhe në mënyrë të përgjithshme drejt respektimit të standardeve profesionale dhe etike, është nën mbikqyrjen e publikut veçanarisht në kohën gjatë zgjedhjeve.