Вести

Përfaqësues të Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë morën pjesë në Konferencën Rajonale për vetë-rregullim të mediave, e cila u mbajt më 26 dhe 27 mars të vitit 2015, në Beograd. Konferenca ishte organizuar nga Këshilli i Evropës, në kuadër të projektit "Avancimi i lirisë së shprehjes dhe informimit, dhe liria e mediave në Evropën Juglindore".

Zyra zyrtarisht filloi me veprimtarinë e saj në janar të vitit 2015.

Këshilli për etikë në media në Maqedoni është trup vetë-rregullues që vepron për të avancuar dhe mbrojtur standardet profesionale dhe etikën në mediat në Republikën e Maqedonisë.


Në kuadër të Këshillit vepron trupi këshillimor, Komisioni për ankesa, i cili vendos për ankesat e parashtruara në lidhje me shkeljen e standardeve profesionale dhe etike në media.
Ankesë mund të parashtrojë çdo qytetar, çdo person juridik dhe çdo përfaqësues tjetër publik, duke përfshirë dhe gazetarët. Adresa për kontakt “Mitropolit Teodosij Gologanov” 54/2, Shkup ose në e-mail adresën: info@semm.mk

diterAnëtarët e Bordit drejtues dhe të Komisionit për ankesa të Këshillit për etikë (KEMM) në korrik dhe tetor të këtij viti, kanë mbajtur dy punëtori me ekspertin e pavarur nga Britania e Madhe, Diter Lorejn për përgatitjen e Strategjisë për punë të kësaj organizate.

germanski sovet za etika 1Përfaqësues të Bordit drejtues të Këshillit për etikë të Maqedonisë dhe të Komisionit për ankesa, në maj të këtij viti ishin në vizitë studimore në Berlin, të organizuar nga Këshilli i Evropës, ku u njohën me mënyrën e veprimit të këtij trupi në Gjermani.

sovet etika 1Qëllimi i Këshillit për etikë në media është për të mbrojtur opinionin nga gazetarët dhe mediat joprofesioniste, për të ndihmuar pronarët e mediave që të mos paguajnë gjoba të larta për shkak të stafit joprofesional gazetaresk.

Nëse qytetarët, personat juridikë dhe mediat janë të ofenduar nga mediat do të mund të ankohen në Komisionin për Ankesa pranë Këshillit për Etikë në Media, i cili filloi të funksionojë.

Qëllimi do të jetë mbrojtja nga gazetaria joprofesionale.

Pasi që Komisioni të shqyrtojë ankesën, dhe nëse vendos se janë shkelur standardet, do të dënojë publikisht median e cila nuk kujdeset për standardet profesionale.

Me këtë pritet që të zvogëlohet numri i padive kundër gazetarëve.