Вести

Teofil2

autori: Teofil Bllazhevski

Lufta kundër lajmeve të rreme kërkon unifikim të komunitetit mediatik

Veprimi i përbashkët i organizatave mediatike dhe të ekspertëve për efektet afatshkurta dhe afatgjata nga lufta kundër lajmeve të rreme dhe informimit tjetër jo-etik të opinionit, është domosdoshmëri

Kur në Shkup kishte numër të madh viktimash nga përmbytja e shkaktuar nga moti i ligë, që e goditi katër vjet më parë, në vitin 2016, problemi me lajmet e rreme në mediat në vend, nuk ishte shumë i dukshëm, as sasior as cilësor. Ky problem edhe kur shfaqej dukshëm deri atëherë, i referohej kryesisht ekzistencës politike dhe luftës së atëhershme midis qeverisë dhe opozitës për dalje nga kriza e rëndë politike, e cila praktikisht filloi që në dhjetor të vitit 2012.

Përfaqësues të organizatave profesionale mediatike dhe gazetareske në shtet, studentë të komunikimit, përfaqësues të sektorit civil dhe gazetarë, morën pjesë në debatin që u realizua më 27 gusht të vitit 2020. 

Rrjedha e drejtpërdrejtë e mbledhjes së Komisionit të Ankesave

Mediat duhet doemos t’i kontrollojnë informacionet dhe burimet e tyre, ndërsa gazetarët duhet të bëjnë dallimin mes fakteve dhe mendimeve, mes lajmit dhe komentit. Gjithashtu, duhet të kenë kujdes edhe në fjalorin dhe termet që i përdorin.

Vetërregullimi mediatik nënkupton lidhshmëri efektive mes mediave, industrisë dhe opinionit. Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) theks të veçantë në punën e tij vendosë në lidhshmërinë e brendshme dhe forcimin e kapaciteteve të organeve të tyre për shkëmbimin e informacioneve dhe planifikimin e përbashkët të zhvillimit strategjik. Në këtë proces, lidhshmëria dhe bashkëpunimi i rregullt me opinionin është me rëndësi të jashtëzakonshme. Për më shumë në videon e KEMM-it “Opinioni – partner kryesor për vetërregullim efektiv“, të përgatitur në kuadër të projektit „Deri te llogaridhënia më e madhe përmes pjesëmarrjes dhe inkluzionit“.

“Vetërregullimi mediatik – rezultate, sfida, perspektiva” është temë e debatit që sot e organizoi Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), në Manastir.

2018 11 28 091349

Sot, Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), organizoi debat në temën “Vetë-rregullimi I mediave, interesi i opinionit dhe përfshirja civile“, në hotelin Milenium në Ohër, me fillim në orën 11.

„Polarizimi politik reflektohet në mediat onlajn, ku vërehet një gjuhë e urrejtjes dhe shkelje e standardeve në Kodeksin etik. Sipas KEMM-it, pjesa më e madhe e shkeljeve, duke përfshirë këtu edhe lajmet e rrejshme dhe raportimin joprofesional etik, ndodhin në hapësirën onlajn...”

nastan 05 12 2017

“Publiku vazhdimisht reagon ndaj rasteve për raportim jo profesional. Dhe kjo është mirë. Kjo do të thotë se qytetarët çdo ditë e më shum i dallojnë format e raportimit propagandues dhe misionar. Deri tani në KEMM janë paraqitur mbi 220 raste të informimit jo-etik”, tha drejtoresha ekzekutive e Këshillit Marina Tuneva, në debatin e sotëm në Tetovë.

veles 16 11 2017

“Mediat zgjedhjet dhe roli i vetë-regullimit” është tema e debatit të cilin Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) e organizoi me 15 nëntor, në Komunën e Velesit.

Këshilli për etikë në mediat në pres konferencën e sotme ka shpallur shpërblimet nga konkursi për storje më të mira gazetareske nga fusha e jetës socijalo-shoqërore, me fokus në avancimin e të drejtave të njeriut dhe promovimit të drejtave të grupeve socijale të pa mbrojtura dhe grupet e margjinalizuara.