Njoftimе

Саморегулацијата во медиумите како принцип кој доведува до поголема професионалност и етички стандарди во новинарството, а со тоа и до поголема доверба кај јавноста, е главната тема на презентацијата на Советот за етика на медиумите во Македонија(СЕММ), закажана за 12 мај во Струмица.

Të nderuar,

Komisioni për ankesa pranë Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë shpreh shqetësim serioz në lidhje me dykuptimësinë e deklaratës së liferuar nga Prokuroria 03.02.2015 përmes së cilës paralajmëron menjëherë të ndalet publikimi dhe transmetimi i video dhe audio materialeve pas shpalosjes së aksionit "Puçi", duke mos vlerësuar gjendjen aktuale politike dhe sociale.

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) hedh poshtë spekulimet që u shfaqën në disa media gjatë ditës së djeshme dhe të sotme rreth shkaqeve për shkarkimin e Lidija Bogatinovës si anëtare e Komisionit për Ankesa pranë Këshillit.

Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni ditëve të fundit shqyrton disa raste të shkeljes së standardeve etike gjatë raportimit, mes të cilave dhe deklaratën e fundit të Milenko Nedellkovskit të dhënë për TV Sitel nga Kavadari, si dhe emisionin e tij të transmetuar në televizionin Kanal 5, më 15 shkurt. Këshilli, parimisht dënon të gjitha shkeljet e standardeve etike dhe profesionale në raportimin gazetaresk, veçanërisht kur bëhet fjalë për raste që kanë të bëjnë me përhapjen e gjuhës së urrejtjes.

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë shpreh shqetësim serioz pas informacionit për përgjimin e gazetarëve, duke konsideruar se me këtë i shkaktohet dëm i madh dhe pasoja punës dhe reputacionit të gazetarëve dhe punës së mediave në përgjithësi.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) është i shqetësuar dhe dënon vendimin e Gjykatës së Apelit dhe arrestimin e menjëhershëm të gazetarit Tomisllav Kezharovski. Qëndrimi ynë është se me një vendim të këtillë, dërgohet mesazh për vetë-censurë deri te të gjithë gazetarët në vend.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) dënon vrasjen brutale të gazetarëve të revistës franceze “Sharli Ebdo”.