Njoftimе

Këshilli i Etikës për Mediat në Maqedoni edhe gjatë kohës së zgjedhjeve do të punojë në lehtësimin dhe nxitjen e procesit të vetë-rregullimit dhe zbatim të denjë të standardeve të profesionit, u theksua në konferencën e sotshme për shtyp të Këshillit.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) reagon lidhur me publikimin e video-incizimit nga incidenti i fundit në Kumanovë kur një person goditi me makinën e tij një familje të tërë, duke përfshirë edhe një të mitur i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) në 18 muajt e kaluar ka pranuar mbi 120 ankesa në baza të ndryshme, u bë e ditur sot në konferencën për shtyp të KEMM-it. „Numri i ankesave të pranuara dhe interesi i qytetarëve, por edhe i organizatave dhe institucioneve të tjera, lë të shpresojmë se vetë-rregullimi si proces mund të ndikojë në mënyrë pozitive në përmirësimin e sistemit mediatik në vend, i cili për momentin gjendet në krizë nga aspekti i profesionalizmit dhe etikës“, informoi Sefer Tahiri, anëtar i Komisionit për ankesa pranë KEMM-it.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë – KEMM, nesër, më 29 qershor (e mërkurë) në ora 10:00, do të mbajë konferencë për shtyp në hapësirat e Qendrës Informative të BE-së në Shkup. Në këtë eveniment do të prezantohen aktivitetet e KEMM-it dhe rezultatet e deritanishme nga puna e Komisionit për ankesa.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), sot, 18 maj, me fillim në ora 14:30, në hotelin Arka në Shkup, do të organizojë konferencë rajonale me temë “Sfidat e këshillave për etikë në rajonin e Ballkanit”.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), me rastin e Ditës Botërore të lirisë së mediave, kujton se gazetaria profesionale është një element thelbësor për një demokraci funksionale dhe për realizimin e interesit dhe të drejtave të qytetarëve për qasje në informacione të sakta dhe objektive.

Këshilli për etikë në media, duke mbikëqyrur raportimin mediatik pas trazirave të fundit në rafshin politik dhe reagimet e qytetarëve, edhe një herë rikujton mediat që të mos abuzojnë me rolin e tyre dhe të shërbejnë si platformë për nxitjen e situatës dhe shtimin e tensioneve në shoqëri. Duke pasur parasysh të drejtën fundamentale të lirisë së medias, i kujtojmë gazetarët dhe redaktorët që raportimet e mediave duhet të përmbajnë të vërtetën dhe të mos nxisin polemika dhe diskutime, të cilat do të ndezin tensionet dhe do t’i keqësojnë marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve.

Këshilli për etikë në media, reagon ashpër ndaj raportimit tendencioz të disa mediave rreth fjalimit të djeshëm të prokurores Fatime Fetai në konferencën për shtyp, të organizuar nga Prokuroria Speciale Publike.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë – KEMM, nesër (10 mars) në ora 13:30, në hapësirat e Qendrës informative të BE-së në Shkup, do të mbajë konferencë për shtyp ku do të prezantohen tendencat në raportimin mediatik pas nënshkrimit të Kartës për raportim etik mbi zgjedhjet.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë, pas zhvillimeve të fundit në komunën e Butelit, kujton mediat për përgjegjësinë për informim të kujdesshëm, objektiv, të saktë dhe të besueshëm të opinionit. Roli i mediave në kushte të tensionuara është që t’i qetësojnë ndjenjat, të thërrasin në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe t’i transmetojnë informacionet në mënyrë burimore, pa spekulime dhe paraqitje selektive të zhvillimeve.

Me rastin e ngjarjeve të fundit të raportimit joprofesional në disa media, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë, përsëri fton gazetarët dhe redaktorët që t’i mënjanojnë praktikat e tilla në redaksitë e tyre dhe të synojnë informimin profesional dhe mbrojtjen e profesionit duke i shërbyer ekskluzivisht interesit publik.

Pas bisedës së djeshme në emisionin informativ në ora 19:00, në Televizionin Sitell, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) shpreh shqetësimin serioz për shkak të sjelljes joprofesionale të kryeredaktorit përgjegjës Dragan Pavlloviq – Llatas dhe trajtimit të pahijshëm dhe joadekuat ndaj mysafirit Zoran Zaev.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) në konferencën e sotme për shtyp në Qendrën informative të BE-së në Shkup, prezantoi nismën për nënshkrimin e Kartës për raportim etik të mediave gjatë zgjedhjeve.

Nesër (5 shkurt), në ora 11:00, në hapësirat e Qendrës informative të BE-së në Shkup, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë do të mbajë konferencë për shtyp. Në këtë eveniment do të prezantohet Karta për raportim etik mbi zgjedhjet.

Më 11 nëntor (e mërkurë), me fillim në ora 11:00, në Universitetin e Evropës Juglindore, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë, organizon evenimentin “Komisioni për ankesa pranë Këshillit për etikë në media – përvojat e deritanishme dhe planet”.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë dënon ashpër sulmin fizik të zëvendëskryeministrit Vlladimir Peshevski ndaj pronarit dhe redaktorit të internet portalit Maktel, Sashe Ivanovski.

Bashkohen organet për vetë-rregullim në mediat nga Maqedonia, Serbia, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovina. Nën patronazhin dhe iniciativën e Këshillit të Evropës, në konferencën dy ditore në Budvë, Mali i Zi, u zyrtarizua themelimi i Media NETiks – Rrjetit të organeve për vetërregullim në media në Evropën Juglindore.

Vetë-rregullimi në media, si një parim i cili çon në profesionalizëm më të madh dhe standarde etike në gazetari, është tema kryesore e prezantimit të Këshillit të Etikës për mediat në Maqedoni (KEMM), të planifikuar për 12 qershor, në Kumanovë.

Këshilli për etikë në mediat e Republikës së Maqedonisë, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit në sferën e sigurisë dhe të trazirave politike në vend, u bën thirrje të gjitha mediave që të informojnë në mënyrë profesionale dhe të balancuar, duke respektuar parimin e raportimit përmes fakteve dhe duke pasur parasysh interesin publik.

Vetë-rregullimi në media, si parim i cili çon deri në profesionalizëm më të madh dhe standarde etike në gazetari, me këtë edhe deri në besim më të madh te opinioni, është tema kryesore e prezantimit të Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), i cili do të mbahet më 11 maj në Shtip.