Njoftimе

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni dënojnë ashpër gjuhën e urrejtjes që ishte e përdorur dhe e transmetuar në një pjesë të mediave në vend, gjatë festimit të fitores të klubit të hendbollit “Vardar”.

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Instituti Maqedonas për Media (IMM), me rastin e 3 majit – Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit përkujtojnë për nevojën për angazhim më serioz nga të gjitha palët relevante rreth reformave të rëndësishme në sektorin mediatik në vend.

РЕДОВНОТО ГОДИШНО СОБРАНИЕ на Советот за етика во медиумите на Македонија, ќе се одржи на 12 април 2019 година (петок), со почеток во 11 часот, во хотелот “Квинс”, во трговскиот центар “Зебра”, во Скопје.

Këshilli i Etikës në Mediat e Maqedonisë (KEMM) dhe Shoqata e Gazetarëve (SHGM), me rastin e informimit të mediave lidhur me rastet e vetëvrasjes u bëjnë thirrje gazetarëve që t’i respektojnë standardet dhe normat etike dhe të përmbahen nga informimi sensacional. Me këtë rast, përkujtojmë në nenin 7 të Kodeksit të gazetarëve, sipas të cilit “gazetari do të respektojë privatësinë e individit, përveç atëherë kur ajo bie ndesh me interesin publik.

“Vetëqëndrueshmëria e këshillave për etikë – mit ose realitet për rajonin e Ballkanit dhe Turqisë” është temë e konferencës së sotme rajonale që Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) e organizoi në Shkup, në prani të pjesëmarrësve nga këshillat për etikë në shtetet fqinje.

Në prag të zgjedhjeve presidenciale, Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) bën thirrje për përgjegjësi të plotë profesionale në gazetari, promovim të procesit participues politik, qasje të vazhdueshme të opinionit deri te informacionet relevante dhe të besueshme.

Këshilli i Etikës së Mediave në Maqedoni (KEMM) sot organizoi “Ditë të hapur” në Komunën e Gostivarit, në kuadër të së cilës u mbajt seancë e Komisionit për Ankesa me ç’rast u diskutuan ankesa të parashtruara për informim joetik në media.

Këshilli për Etikë në Media të Maqedonisë (KEMM) dënon sjelljen e përfaqësuesit të kryesisë së 1 TV, Bojan Jovanovski ndaj gazetares së Makfaks-it, Meri Jordanovska, lidhur me kritikat e saj për emisionin “Insajder” të emetuar në këtë televizion.

Treguesit për shifrat dhe llojet e parashtresave të dorëzuara në Komisionin për Ankesa të Këshillit për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) gjatë vitit të kaluar tregojnë se standardet etike dhe profesionale të gazetarisë shkelen më së shumti prej mediave onlajn (76,5%), e pastaj prej televizioneve (17,6%), ndërsa prej atyre të shkruara ditore dhe javore (4,4%).

Në konferencën e sotme për shtyp në Qendrën e Informacionit të BE-së, në Shkup, u bë prezantimi i formimit të Rrejti për luftën kundër gjuhës së urrejtjes në media, nismëtar dhe koordinator i të cilit është Këshilli i Etikës së Mediave në Maqedoni ( KEMM).

Këshilli për etikë në media (KEMM), ne bashkëpunim me Misioninn e OSBE-së, nesër (e merkurë) me filim ne orën 10.30 në EU INFO qendrën në Shkup, organizon konferencë për media, për ta informuar opinionin rreth formimit të Rrjetit për luftë kunder gjuhës së urrejtjes në media.

nagrada 2018

Delegacioni i Bashkimit Evropian, në partneritet me Këshillin për Etikë në Mediat, mbrëmë e ndau çmimin “Zhan Mone” për storje më të mirë të gazetarit, si dhe për fotografinë më të mirë reportere dhe amatore.

Nesër, 12 dhjetor 2018, në ora 19:00, në QKM Restorantin e Klubit në Shkup, fituesit e çmimit për artikullin më të mirë për gazetari, fotografinë më të mirë profesionale dhe fotografinë më e mirë amatore për këtë vit, do të shpallen nga Ambasadori Samuel Zhbogar dhe Nadezhda GACE, Kryetare e Nderit e Jurisë Zhan Mone.

slika soop

“Vetërregullimi në media, interesimi i opinionit dhe përfshirja qytetare” është tema e debatit të cilin e organizoi Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), sot në Ohër.

Këshilli për Etikë në Mediat në konferencën e sotme për shtyp i shpalli fituesit e çmimeve në konkursin për storje më të mira gazetareske nga fusha e jetës shoqëroro – sociale, me fokus në avancimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e të drejtave të grupeve vulnerabile dhe të margjinalizuara.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni dënojnë thirrjet për dhunë të personit Cvetin Çilimanov, i punësuar si gazetar në Agjencinë Informative të Maqedonisë (MIA), i cili dje në Twitter kërkoi nga taksistët maqedonas të përdhunojnë gazetaren Valeri Hopkins kur të hyn në makinat e tyre sepse nuk i pëlqejnë tekstet e saj për gjendjen në Maqedoni.

Të nderuar,

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), më 5 tetor (e premte), me fillim në ora 10:30, në EU Info Qendrën në Shkup, do të mbajë konferencë për shtyp. Në këtë ngjarje do të shpallen fituesit e çmimeve për storje më të mira gazetareske nga sfera e jetës shoqërore, me fokus në avancimin e të drejtave të njeriut dhe në promovimin e të drejtave të grupeve të cenueshme sociale dhe grupeve të margjinalizuara të qytetarëve.

Gjatë ngjarjes do të drejtohet edhe shefi i Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, ndërsa çmimet do të shpallen nga kryetarja e jurisë Santa Argirova.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) dhe Instituti për Studime të Komunikimeve (ISK) dënojnë mënyrën në të cilën Komisioni Shtetëror Zgjedhor i interpreton ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor në lidhje me paraqitjen mediatike për referendumin për emrin.

logoa

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) janë kundër ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara të Kodit Zgjedhor, të votuara si rezultat i marrëveshjeve politike mes pushtetit dhe opozitës.

logoa

Të ballafaquar me keqpërdorimin e mediave të cilat iu shërbejnë agjendave destruktive të individëve dhe grupeve, Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) kërkojnë urgjentisht nga ato të plotësojnë rregullat themelore për punë profesionale, duke përfshirë këtu respektimin e Kodit Etik të Gazetarëve, transparencën në strukturat editoriale dhe të pronësisë, si dhe pranimin e vetërregullimit si mbrojtës i vetëm i lirisë dhe pavarësisë së mediave. Kjo përfshinë edhe nënshkrimin e teksteve nga ana e autorëve, si dhe shënimin e burimeve të informatave kur merren përmbajtje nga mediat tjera.