Njoftimе

banner AL

KOMUNIKATË


Konkurs për storiet më të mira gazetareske për raportimin gjithëpërfshirës të diversitetit gjatë Covid-19

Këshilli për Etikë në Media (KEMM), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, shpall konkurs për storiet më të mira gazetareske lidhur me raportimin mbi grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara në shoqëri gjatë pandemisë së koronavirusit (Covid-19).

Thirrja për aplikime është e hapur për të gjithë gazetarët profesionistë dhe redaksitë që botuan storiet e tyre gjatë periudhës nga 1 maj 2020 deri më 1 maj 2021. Kriteret për çmimet do të përfshijnë vërtetësinë, analizën, nivelin në të cilën raportimi i shërben interesit më të gjerë publik, si dhe pajtueshmërinë me standardet më të larta etike në gazetari. Raportimet e paraqitura mund të jenë të çdo forme apo zhanri gazetaresk (tekst, artikull, dokumentar, raport, intervistë).

Autorët e storieve më të mira do të marrin çmimet si vijon:

  • Vendi i parë – pajisje IT me vlerë 800 EUR
  • Vendi i dytë – pajisje IT me vlerë 600 EUR
  • Vendi i tretë – pajisje IT me vlerë 400 EUR

Gazetarët individual dhe redaksitë mund të propozojnë deri tre (3) artikuj gazetareske.

Konkursi është i hapur deri më 16 maj 2021.

Çmimet për storiet më të mira lidhur me raportimin mbi grupet e cenueshme dhe të margjinalizuara gjatë pandemisë së koronavirusit (Covid-19) jepet nga KEMM dhe Misioni i OSBE-së në Shkup për të inkurajuar gazetarët të promovojnë konceptin e barazisë dhe integrimit të grupeve të cenueshme dhe të margjinalizuara të qytetarëve përmes raportimit profesional dhe etik të temave me interes publik.

Më tepër detaje lidhur me konkursin:

https://www.semm.mk/sq-al/novosti-2/calls/900-konkurs-per-storiet-me-te-mira-gazetareske-per-raportimin-gjitheperfshires-gjate-covid-19