Njoftimе

Guidelines on inclusive media reporting during Covid 19 Page 01

SHKUP, 5 mars 2021- Me qëllim rritjen e standardeve profesionale të mediave në internet (online), Misioni i OSBE-së në Shkup mbështeti Këshillin për Etikë në Media (KEMM) në zhvillimin e udhëzimeve për raportim etik të mediave online, të cilat u promovuan sot në Shkup.

Udhëzimet, të hartuara pas një konsultimi të gjerë me komunitetin e medias në Maqedoninë e Veriut, do të ndihmojnë në zhvillimin e një sistemi solid dhe të besueshëm të vetë-rregullimit të mediave në internet, si dhe në përforcimin e raportimit të pavarur, profesional dhe të përgjegjshëm në internet.

"Standardet etike duhet të zbatohen në të gjitha platformat mediatike pasi sfidat etike të gazetarisë janë të vlefshme si jashtë ashtu edhe në internet", tha Clemens Koja, Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup..

Drejtoresha Ekzekutive e Këshillit të Etikës në Media, Marina Tuneva,  deklaroi se në të gjitha shoqëritë demokratike, vetërregullimi është mënyra më e mirë për të rritur llogaridhënien e mediave online dhe për të parandaluar legjislacionin e panevojshëm të medias. Rrethanat me ndryshim të shpejtë, në të cilat punojnë mediat tradicionale dhe ato online kërkojnë azhurnim të vazhdueshëm të një kornize etike.

"Shpresojmë që ky instrument vetë-rregullues do të motivojë mediat online që të përqafojnë vlerën e gazetarisë profesionale dhe të përgjegjshme në punën e tyre", tha Tuneva. "Udhëzimet synojnë të shërbejnë si një mjet që ndihmon në zgjidhjen e dilemave se si të trajtojnë aspektet lidhur me përmbajtjen gazetareske të botuar në internet. Këto aspekte nuk janë përfshirë ose shpjeguar në detaje në kornizën aktuale etike. "

“Një detyrë thelbësore e Këshillit tonë është të nxisë dhe rivendosë besimin e publikut në gazetari. Në këtë drejtim, ne do të vazhdojmë të avokojmë për zbatimin e standardeve etike në të gjitha platformat mediatike," përfundoi Tuneva.

Udhëzimet, në dispozicion: https://semm.mk/sq-al/pravna-ramka-2/2015-11-01-07-10-08/kodeks/876-udhezime-per-raportim-etik-te-mediave-online,  zbatohen për të gjithë informacionin dhe përmbajtjen që media online boton në rrjetet sociale ose platformat tjera në internet.

logo SEMM 2 2 2 2 2obse