Njoftimе

Shoqata e Gazetarëve (SHGM), Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SSNM) dhe Instituti Maqedonas i Mediave (IMM) e dënojnë gjuhën e urrejtjes kundër ekipit të Organizatës Joqeveritare “Metamorfozis” e që përhapet intensivisht në rrjetet sociale, pas publikimit të një artikulli në portalin “Lider” me titull “(FOTO) këta janë personat që fshijnë përmbajtje nga Facebook në Maqedoni”.  

Me publikimin e papërgjegjshëm të përmbajtjeve të këtilla tendencioze, ku nuk respektohen rregullat themelore të raportimit gazetaresk, përfshirë cenimin e privatësisë dhe moskontaktimin e palës së prekur, jo vetëm që shkaktohet dëm të madh të reputacionit të punonjësve në këtë organizatë, por gjithashtu rrezikohet siguria e tyre përmes thirrjeve eksplicite në rrjetet sociale për linçim publik dhe likuidim fizik. Të njëjtat pasoja i shkaktojnë edhe mediat që vendosën të ribotojnë artikullin (tekstin) e “Lider”. Gjithashtu, shqetësues është fakti që teksti është shpërndarë edhe në profile të rrjeteve sociale të subjekteve politike në vend.

Të gjitha mediat që publikojnë përmbajtje në rrjetet sociale, në të njëjtën kohë, janë përgjegjëse të fshijnë komentet që përmbajnë gjuhë eksplicite të urrejtjes, dhe e njëjta gjë vlen edhe për “Lider”.

Në të njëjtën kohë, i bëjmë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të kryejë hetim urgjent për të përcaktuar identitetin e personave që kanë nxitur gjuhë urrejtjeje përmes komenteve në rrjetet sociale, dhe pastaj Prokuroria Themelore Publike të iniciojë edhe rast, përmes të cilit ata do të sanksionohen në përputhje me Kodin Penal. Këto dy institucione duhet të kuptojnë seriozitetin e mosndëshkimit të gjuhës së urrejtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjuhë kjo e cila doemos duhet të ndalet në mënyrë që të shmangen edhe veprat e gjuhës së urrejtjes. Prania e shpeshtë e gjuhës së urrejtjes ka imponuar nevojën që këtij fenomeni t’i kundërvihemi në mënyrë sistematike dhe të përbashkët.

Do të ishin të kota të gjitha përpjekjet e komunitetit profesional gazetaresk dhe mediatik nëse nuk ka përgjigje nga institucionet që janë kompetente për të sanksionuar gjuhën e urrejtjes.

unnamed 1unnamed 2unnamedunnamed 3