Njoftimе

Deklarata e djeshme e kryeministrit Zoran Zaev se nuk do të lejojë që një gazetar kryelartë të përmbysë Qeverinë nga pushteti, KEMM-i e vlerëson si të pahijshme dhe joadekuate nga një bartës i postit publik.

Roli i pushtetit në demokraci në asnjë rast nuk guxon të paraqesë përzierjen e tyre në punën e gazetarëve, ndërsa deklaratat e këtilla mund të konsiderohen si presion i hapur dhe tentim për diskreditim publik të profesionit, nga i cili pritet të japë përgjigj në pyetje që janë në interes të opinionit.

Në përputhje me nenin 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, puna e gazetarëve duhet të jetë e liruar prej çfarëdo kërcënimesh dhe presionesh, ndërsa shteti është përgjegjës për ndërmarrjen e të gjitha masave aktive me qëllim që të krijohet dhe mirëmbahet klima e volitshme për lirinë e shprehjes.

Njëherësh, dënojmë edhe deklaratën e pahijshme të kryeministrit me të cilën drejtpërdrejt stigmatizohet bashkësia LGBTI në shtet, në kushtet kur kjo bashkësi angazhohet një kohë të gjatë për lirimin e diskursit publik nga raporti diskriminues dhe nënçmues.