Njoftimе

Në prag të Paradës së Krenarisë, e cila do të mbahet më 29 qershor në Shkup, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM) apelojnë mediat të raportojnë në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme, duke trajtuar temat që prekin komunitetin LGBTI përmes prizmit të afirmimit të të drejtave të njeriut dhe të dënojnë gjuhën e urrejtjes dhe diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor.

Posaçërisht apelojmë që mediat të mos lejojnë të jenë të keqpërdorur dhe të përdoren si një mjet për të bërë thirrje për bashkimin e individëve dhe grupeve për sjellje dhe veprime radikale që kërcënojnë rendin dhe paqen në shoqëri.

Rikujtojmë Rekomandimin e Këshillit të Evropës nga viti 2010 për luftë kundër diskriminimit në bazë të orientimit seksual ose identitet gjinor, sipas të cilit shtetet anëtare duhet të marrin masa përkatëse për luftë kundër të gjitha fenomeneve të shprehjes, duke përfshirë këtu mediat dhe në Internet, për të cilët me drejtë konsiderohet se do të kenë efektin e nxitjes, përhapjes dhe promovimit të urrejtjes dhe formave të tjera të diskriminimit kundër personave LGBTI. Kjo gjuhë e urrejtjes duhet të jetë e ndaluar dhe publikisht të refuzohet sa herë që ndodh.

Në të njëjtën kohë, rikujtojmë mediat për Deklaratën për raportim etik dhe profesional mbi temat që kanë të bëjnë me LGBTI të Koalicionit Margini, Këshillit për Etikë në Media, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, parimet e të cilës janë këto:

1. Raportim pa stereotipe për LGBTI
2. Përmbajtje nga përdorimi dhe dënimi i gjuhës së urrejtjes në bazë të orientimit seksual, identitetit gjinor ose ndonjë tjetër përkatësi të grupeve të margjinalizuara historike dhe shoqërore
3. Të raportohet me ndjeshmëri dhe solidaritet për viktimat e dhunës dhe diskriminimit
4. Raportimi i paanshëm për aktivitetet e komunitetit LGBTI dhe aktivistëve për të drejtat e njeriut në suaza të sferës të përgjithshme sociale, politike dhe kulturore, duke respektuar integritetin personal të tyre, opinionet dhe aktivitetet
5. Përfshirja e zërave dhe perspektivat e personave dhe aktivistëve LGBTI për të drejtat e tyre, në artikujt që lidhen me çështjet që i prekin drejtpërdrejt ata, si dhe ngjarjet dhe problemet që prekin të gjithë shoqërinë maqedonase
6. Respektimi dhe zbatimi i vendimeve dhe rekomandimeve të organeve rregulluese, shoqatave civile dhe trupat vetë-rregulluese në lidhje me mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut të komunitetit LGBTI
7. Sensibilizimi i punonjësve mediatik për raportimin mbi temat që kanë të bëjnë me LGBTI dhe
8. Bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile që avokojnë për të drejtat e LGBTI, nëpërmjet shkëmbimit të informatave që ofrojnë një pasqyrë integrale dhe të plotë për problemet që prekin LGBTI.

Nga mediat, gjithashtu, presim t’i fshijnë komentet që përmbajnë thirrje për dhunë, ofendime dhe gjuhë të urrejtjes në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, në ueb-faqet dhe në rrjetet sociale që postohen nga lexuesit e tyre.

Në të njëjtën kohë, apelojmë që të gjitha rastet e regjistruara për shkeljen e standardeve profesionale gjatë raportimit në media të paraqiten në KEMM, nëpërmjet të mbushjes të formularin që gjendet në këtë hallkë: http://semm.mk/komisija-za-zalbi/formular, si dhe në Këshillin e Nderit në SHGM përmes mbushjes së formularit që gjendet në këtë hallkë: http://znm.org.mk/wp-content/uploads/2016/03/Obrazec-za-e-pretstavka.doc