Njoftimе

“Vetëqëndrueshmëria e këshillave për etikë – mit ose realitet për rajonin e Ballkanit dhe Turqisë” është temë e konferencës së sotme rajonale që Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) e organizoi në Shkup, në prani të pjesëmarrësve nga këshillat për etikë në shtetet fqinje.

„Përkundër faktit që rëndësia e këshillave për etikë dhe vetërregullimi është e pranuar përgjithësisht, mbijetesa e këtyre trupave vetërregulluese, që kanë rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në mbrojtjen e lirisë së shprehjes, është vënë në pikëpyetje. Ndonëse shumica e këshillave për etikë në Evropë janë të financuara tërësisht nga industria mediatike dhe mediat, situata e palakmueshme në të cilën gjenden mediat në shtetin tonë e bën këtë model thuajse të pamundur”, theksoi Marina Tuneva, drejtore ekzekutive e Këshillit për Etikë në Media.

soop1

Nga ana tjetër, sipas drejtores ekzekutive të Këshillit për Etikë në Media në Serbi, Gordana Novakoviq, në rastet kur këshillat për etikë financohen nga shteti krijohen mekanizma për mbrojtje nga përzierja e shtetit në procesin e vetërregullimit mediatik, siç është krijimi i fondit të pavarur për mbështetje.

Pjesëmarrësit në konferencën e sotme miratuan Deklaratë të përbashkët, teksti i të cilës vijon në vazhdim:

Duke u nisur nga fakti i përcaktuar dhe pranuar përgjithësisht nga UNESKO, nga Këshilli i Evropës dhe nga Bashkimi Evropian, si dhe nga institucionet dhe organizatat në vendet ku veprojmë, se këshillat për etikë në media dhe vetërregullimi sjellin një të mirë publike që përbëhet prej:

- ngritjes së besimit publik në mediat
- ngritjes së standardeve profesionale në gazetari dhe, në përgjithësi, zhvillim të gazetarisë së mirë
- luftës kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme – ulje e numrit të padive para gjykatave civile ose penale për shpifje dhe ofendim dhe
- përhapjes së arsimimit mediatik.

soop2

Ne, këshillin etik mediatik nga rajoni (Shqipëria, BeH-ja, Kosova, Republika e Maqedonisë së Veriut, Serbia dhe Turqia), e dërgojmë THIRRJEN vijuese deri te qeveritë dhe bashkësinë vendore dhe ndërkombëtare donatore:

Të ndihmojnë në sigurimin e mbështetjes që qëndrueshme financiare për mbijetesë institucionale dhe programore të organizatave tona profesionale. Të ndihmojnë në afirmimin e misionit dhe qëllimeve të këshillave për etikë në mediat, si faktor që kontribuon fuqishëm në mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe të drejtën e opinionit për informacione të sakta, me çka de fakto mbështetet demokracia në vendet tona dhe në rajon në përgjithësi.

Kjo thirrje nuk e përjashton vetëfinancimin eventual të organizatave tona, përmes mekanizmit të anëtarësisë nga ana e mediave dhe industrisë mediatike. Por, duke marrë parasysh gjendjen e përgjithshme në të cilën gjenden edhe mediat dhe industria, bëjmë thirrje për mbështetje dhe vetëdije më të madhe për nevojat e ekzistimit të organizatave tona.

Në këtë drejtim, bëjmë thirrje që të shqyrtohet ideja për vendosjen e fondit të pavarur për mbështetjen e këshillave të etikës, si organe që kanë rol të madh në mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe lirive dhe të drejtave mediatike, që janë në mesin e parakushteve kryesore për eurointegrimin e shteteve tona.