Bashkëpunimi ndërkombëtar i Këshillit për etikë ne mediat e Maqedonisë (KEMM) u thellua me një takim mjaft të dobishëm me kolegët nga Këshilli për shtyp i BH-së.
Anëtarë të Komisionit për ankesa pranë KEMM-it, Mirçe Adamçevski – kryetar, dhe Filip Gjurçinovski dhe Teofill Bllazhevski – anëtarë, me ftesë paraprake fundjavën e kaluar morën pjesë në seancën e Komisionit ankimor të Këshillit për shtyp të BH-së.
Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë, me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave, apelon për vazhdim të diskutimeve për kthimin dhe për përmirësimin e përgjegjësisë mediatike dhe besimin e opinionit në profesionin e gazetarisë. Mediat e lira janë parakusht i domosdoshëm për demokraci të forte dhe ato nuk guxojnë të jenë joetike, jokorrekte dhe jodemokratike, si dhe promotor i debatit të njëanshëm dhe ideologjik.
Vetë-rregullimi është një sistem rregullash që përcaktojnë mediat për të mbrojtur biznesin e tyre dhe për të fituar më shumë besim në mesin e publikut. Thelbi i biznesit mediatik qëndron në informatat, d.m.th. shpërndarjen e të vërtetës përmes informimit të vërtetë, objektiv dhe të plotë të opinionit, duke respektuar rregullat etike gjatë gjithë kohës. Kështu, me vetë-rregullimin mbrohen edhe të drejtat universale të njeriut - liria e shprehjes dhe e drejta për tu informuar (media të lira dhe profesionale)
Në këto qytete, në debate publike, u prezantua parimi i vetë-rregullimit – nga ideja deri te realizimi e formimi, dhe përvojat e para të Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM).
Përfaqësues të Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë morën pjesë në Konferencën Rajonale për vetë-rregullim të mediave, e cila u mbajt më 26 dhe 27 mars të vitit 2015, në Beograd. Konferenca ishte organizuar nga Këshilli i Evropës, në kuadër të projektit "Avancimi i lirisë së shprehjes dhe informimit, dhe liria e mediave në Evropën Juglindore".
Zyra zyrtarisht filloi me veprimtarinë e saj në janar të vitit 2015.
Këshilli për etikë në media në Maqedoni është trup vetë-rregullues që vepron për të avancuar dhe mbrojtur standardet profesionale dhe etikën në mediat në Republikën e Maqedonisë.
Në kuadër të Këshillit vepron trupi këshillimor, Komisioni për ankesa, i cili vendos për ankesat e parashtruara në lidhje me shkeljen e standardeve profesionale dhe etike në media.
Ankesë mund të parashtrojë çdo qytetar, çdo person juridik dhe çdo përfaqësues tjetër publik, duke përfshirë dhe gazetarët. Adresa për kontakt “Mitropolit Teodosij Gologanov” 54/2, Shkup ose në e-mail adresën: info@semm.mk
Anëtarët e Bordit drejtues dhe të Komisionit për ankesa të Këshillit për etikë (KEMM) në korrik dhe tetor të këtij viti, kanë mbajtur dy punëtori me ekspertin e pavarur nga Britania e Madhe, Diter Lorejn për përgatitjen e Strategjisë për punë të kësaj organizate.
Përfaqësues të Bordit drejtues të Këshillit për etikë të Maqedonisë dhe të Komisionit për ankesa, në maj të këtij viti ishin në vizitë studimore në Berlin, të organizuar nga Këshilli i Evropës, ku u njohën me mënyrën e veprimit të këtij trupi në Gjermani.
Qëllimi i Këshillit për etikë në media është për të mbrojtur opinionin nga gazetarët dhe mediat joprofesioniste, për të ndihmuar pronarët e mediave që të mos paguajnë gjoba të larta për shkak të stafit joprofesional gazetaresk.
Nëse qytetarët, personat juridikë dhe mediat janë të ofenduar nga mediat do të mund të ankohen në Komisionin për Ankesa pranë Këshillit për Etikë në Media, i cili filloi të funksionojë.
Qëllimi do të jetë mbrojtja nga gazetaria joprofesionale.
Pasi që Komisioni të shqyrtojë ankesën, dhe nëse vendos se janë shkelur standardet, do të dënojë publikisht median e cila nuk kujdeset për standardet profesionale.
Me këtë pritet që të zvogëlohet numri i padive kundër gazetarëve.