Në konferencën për shtyp që u mbajt më 10 mars në qendrën informative të BE-së në Shkup, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), i kujtoi mediat për rolin e madh dhe obligimet për informim profesional dhe për kontributin në përmirësimin e situatës në sferën mediatike.
Komisioni për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), organizoi debatin me temë “Mediat, zgjedhjet dhe roli i vetë-rregullimit“, më 25 shkurt, në hotelin „Kristal Pallas“ në Prilep.
Një numër i madh i mediave nënshkruan Kartën për raportim etik mbi zgjedhjet, në ceremoninë e mbajtur më 12 shkurt, në Qendrën informative të BE-së. Kartën e përgatiti Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), ndërsa përmbajtja e saj bazohet në parimet më të rëndësishme dhe universale të profesionit, e që janë pjesë e dokumenteve dhe publikimeve të Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Iniciativës për gazetari etike, Fondacionit Rojters, Raportuesëve pa kufi, Nenit 19, etj.
Nesër (12 shkurt), në ora 12:00, në hapësirat e Qendrës informative të BE-së në Shkup, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë – KEMM, do të organizojë një eveniment për nënshkrimin e Kartës për raportim etik mbi zgjedhjet.
Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, dhe Shefi i Delegacionit të BE-së, Aivo Orav, më 3 shkurt vizituan Këshillin për etikë në mediat e Maqedonisë (KЕММ).
Këshilli për etikë ne mediat e Maqedonisë (KEMM), dërgoi deri te mediat një propozim-tekst të Kartës për raportim etik gjatë zgjedhjeve. Me këtë Kartë u pajtuan një numër më i madh mediash, ndërsa KEMM-i apelon për shqyrtimin dhe pranimin e saj edhe nga mediat tjera. Së shpejti vijon edhe evenimenti për nënshkrimin zyrtar të dokumentit.
Në vazhdim do ta gjeni propozim-tekstin e Kartës:
Nga diskutimet mes të pranishëmve dolën këto përfundime dhe rekomandime:
Raportimi etik dhe perspektivat e vetërregullimit mediatik, (jo)balansimi në raportimin mediatik, etika në mediat online, mbulimi mediatik i zgjedhjeve dhe roli i medias në procesin zgjedhor, ishin tema kryesore të konferencës „Etika gazetareske dhe vlerat mediatike në rrethana specifike dhe gjatë zgjedhjeve”, të cilën e organizuan Instituti Maqedonas për Media dhe Këshilli për Etikë në media, në bashkëpunim me UNESCO-n dhe me Delegacionin e Unionit Evropian.
Në periudhën 19-21 nëntor të vitit 2015, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Këshillin për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), organizoi punëtorinë "Profesionalizëm dhe etikë në media dhe raportim gjithëpërfshirës." Evenimenti u dedikohej anëtarëve të Këshillit të Nderit të SHGM-së, si dhe anëtarët e Komitetit për ankesa pranë KEMM-it.
Këshilli i shtypit në Bosnjë e Hercegovinë organizoi një fushatë të gjërë me shtëpitë mediatike që i përkasin këshillit të shtypit me qëllim që të inkurajojë ata që të publikojnë rregullisht në ueb-faqet e tyre apo në edicionet e shtypura, informacione për lexuesit se si të parashtrojnë ankesa te këshilli i shtypit i vendit.
UNESCO financoi shtypjen e 5000 kopjeve të edicionit të ri të kodit të etikës të gazetarëve të Serbisë. Kodi është shpërndarë gjërësisht gjatë panairit të parë mediatik në Beograd, nga 28 tetor deri 1 nëntor të vitit 2015.