Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, dhe Shefi i Delegacionit të BE-së, Aivo Orav, më 3 shkurt vizituan Këshillin për etikë në mediat e Maqedonisë (KЕММ).
Këshilli për etikë ne mediat e Maqedonisë (KEMM), dërgoi deri te mediat një propozim-tekst të Kartës për raportim etik gjatë zgjedhjeve. Me këtë Kartë u pajtuan një numër më i madh mediash, ndërsa KEMM-i apelon për shqyrtimin dhe pranimin e saj edhe nga mediat tjera. Së shpejti vijon edhe evenimenti për nënshkrimin zyrtar të dokumentit.
Në vazhdim do ta gjeni propozim-tekstin e Kartës:
Nga diskutimet mes të pranishëmve dolën këto përfundime dhe rekomandime:
Raportimi etik dhe perspektivat e vetërregullimit mediatik, (jo)balansimi në raportimin mediatik, etika në mediat online, mbulimi mediatik i zgjedhjeve dhe roli i medias në procesin zgjedhor, ishin tema kryesore të konferencës „Etika gazetareske dhe vlerat mediatike në rrethana specifike dhe gjatë zgjedhjeve”, të cilën e organizuan Instituti Maqedonas për Media dhe Këshilli për Etikë në media, në bashkëpunim me UNESCO-n dhe me Delegacionin e Unionit Evropian.
Në periudhën 19-21 nëntor të vitit 2015, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Këshillin për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), organizoi punëtorinë "Profesionalizëm dhe etikë në media dhe raportim gjithëpërfshirës." Evenimenti u dedikohej anëtarëve të Këshillit të Nderit të SHGM-së, si dhe anëtarët e Komitetit për ankesa pranë KEMM-it.
Këshilli i shtypit në Bosnjë e Hercegovinë organizoi një fushatë të gjërë me shtëpitë mediatike që i përkasin këshillit të shtypit me qëllim që të inkurajojë ata që të publikojnë rregullisht në ueb-faqet e tyre apo në edicionet e shtypura, informacione për lexuesit se si të parashtrojnë ankesa te këshilli i shtypit i vendit.
UNESCO financoi shtypjen e 5000 kopjeve të edicionit të ri të kodit të etikës të gazetarëve të Serbisë. Kodi është shpërndarë gjërësisht gjatë panairit të parë mediatik në Beograd, nga 28 tetor deri 1 nëntor të vitit 2015.
Me qëllim të promovimit të Këshillit të shtypit, Këshilli i shtypit në Serbi, përmes një qasjeje novatore, ka organizuar debate publike të komisionit për ankesa mbi çështjet aktuale në mediat serbe. Qëllimi kryesor ishte të sfidohen pjesëmarrësit për të debatuar mbi temat e etikës së mediave.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë, këshilli i shtypit organizoi një fushatë ndërgjegjësimi publik të quajtur "Qytetarët dhe gazetarët luftojnë për të vërtetën". Kjo fushatë u zhvillua në 35 qytete në të gjithë vendin dhe përfshiu më shumë se 1.200 persona.
UNESCO ka mbështetur hartimin dhe krijimin e dy faqeve të reja interaktive për Këshillin e shtypit të Kosovës dhe të Këshillit të etikës të mediave të Maqedonisë, në Maqedoni. Të dyja ueb-faqet u mundësojnë përdoruesve të mediave të paraqesin ankesa online. Një vit pas krijimit të tij në dhjetor të vitit 2013, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë, ka marrë tashmë më shumë se 40 ankesa nga qytetarët në të gjithë vendin.
Demokracia kërkon një sferë publike të informuar mirë dhe pluraliste. Kjo është e lidhur me mediat që luftojnë për të vërtetën, për raportim të paanshëm dhe të cilësisë së lartë. Niveli i pjesëmarrjes dhe angazhimit të qytetarëve në shoqëri është formuar nga aftësia e mediave për të zgjuar dhe për të ruajtur interesin e tyre në një sërë çështjesh. Shoqëria civile gjithashtu ka një rol të madh në kërkimin e llogaridhënies prej mediave.