Gazeta

slika4Me qëllim të promovimit të Këshillit të shtypit, Këshilli i shtypit në Serbi, përmes një qasjeje novatore, ka organizuar debate publike të komisionit për ankesa mbi çështjet aktuale në mediat serbe. Qëllimi kryesor ishte të sfidohen pjesëmarrësit për të debatuar mbi temat e etikës së mediave.

slika3Në Bosnjë dhe Hercegovinë, këshilli i shtypit organizoi një fushatë ndërgjegjësimi publik të quajtur "Qytetarët dhe gazetarët luftojnë për të vërtetën". Kjo fushatë u zhvillua në 35 qytete në të gjithë vendin dhe përfshiu më shumë se 1.200 persona.

slika2UNESCO ka mbështetur hartimin dhe krijimin e dy faqeve të reja interaktive për Këshillin e shtypit të Kosovës dhe të Këshillit të etikës të mediave të Maqedonisë, në Maqedoni. Të dyja ueb-faqet u mundësojnë përdoruesve të mediave të paraqesin ankesa online. Një vit pas krijimit të tij në dhjetor të vitit 2013, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë, ka marrë tashmë më shumë se 40 ankesa nga qytetarët në të gjithë vendin.

slika1Demokracia kërkon një sferë publike të informuar mirë dhe pluraliste. Kjo është e lidhur me mediat që luftojnë për të vërtetën, për raportim të paanshëm dhe të cilësisë së lartë. Niveli i pjesëmarrjes dhe angazhimit të qytetarëve në shoqëri është formuar nga aftësia e mediave për të zgjuar dhe për të ruajtur interesin e tyre në një sërë çështjesh. Shoqëria civile gjithashtu ka një rol të madh në kërkimin e llogaridhënies prej mediave.

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë shënoi 10 Dhjetorin, Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të njeriut me një forum tematik të titulluar "Siguria dhe liria e gazetarëve në Maqedoni." Në këtë ngjarje ishin të ftuar dhe morrën pjesë Ministri për punë të brendshme Oliver Spasovski, Ministri i shoqërisë informatike Marta Arsovska Tomovska, Avokati i Popullit Ixhet Memeti, dhe në pjesën punuese fjalimet e tyre i mbajtën gazetari Tomisllav Kezharovski, kryetarja e Unionit të gazetarëve Tamara Çausidis, drejtoresha e Këshillit të etikës Marina Tuneva, menaxhereja e programeve të IMM-së Vesna Nikodinoska dhe kreu i SHGM-së Naser Selmani.

Instituti maqedonas për media dhe Këshilli për etikë në media, në bashkëpunim me UNESCO dhe me Delegacionin e Bashkimit Evropian, më 10 nëntor, organizojnë konferencën kombëtare me temë “Etika gazetareske dhe vlerat mediatike në rrethana specifike dhe gjatë zgjedhjeve”. Evenimenti do të mbahet në hotelin “Holidej In” (salla Milenium 2), me fillim në ora 11:00.

Cili është roli thelbësor i gazetarëve gjatë zgjedhjeve? Çfarë është vendimtare për informim objektiv dhe profesional të qytetarëve gjatë procesit zgjedhor? Cili është roli i organeve vetë-rregulluese për të siguruar një raportim të balancuar dhe profesional për zgjedhjet? - Këto janë vetëm disa nga çështjet që i kemi diskutuar me Martin Hakerbi, ekspert i mediave dhe gazetar e redaktor me përvojë shumëvjeçare në mediat kryesore në Angli.

„Çdo gazetar duhet të rishqyrtojë nëse dhe sa i respekton standardet profesionale, a është i përshkuar nga censura ose nga vetë-censura, a i është robëruar liria gazetareske nga jo liria ekonomike gjegjësisht nga varësia nga paga dhe preferencat politike të punëdhënësit", - thotë Katerina Bllazhevska në një intervistë për Këshillin për etikë në media në Maqedoni.

Më 8 dhe 9 tetor 2015, UNESCO-ja sponsorizoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Këshillat e shtypit në Evropën Juglindore në takimin vjetor të Aleancës së Këshillave të Pavarur të Shtypit në Evropë (AIPCE), një rrjet evropian i organeve vetë-rregulluese për shtyp dhe media.

Gazetarët dhe individët të cilët përdorin mediat për përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimin, duhet të japin përgjegjësi juridike, ndërsa redaksitë duhet t’i inkurajojnë gazetarët që t’i përmbahen punës profesionale të çliruar nga gjuha e urrejtjes. Mandej, vetë-rregullimi duhet të përdoret më shpesh si një mekanizëm për të reaguar në raste të gjuhës së urrejtjes në media.

AIPCE është një rrjet i lirë i rregullatorëve të pavarur të teksteve për mediat e shtypit dhe ato elektronike. Konferencat e tij vjetore ofrojnë një forum për përfaqësuesit e Këshillit të Mediave dhe Shtypit për të diskutuar çështjet tematike, për të shkëmbyer ide dhe për të ofruar dhe pranuar këshilla. Nuk ka anëtarësim formal e as sekretariat qendror. 
 

Qytetarët të cilët janë ndjerë të prekur nga raportimi i papërgjegjshëm mediatik, në vend që të paraqesin menjëherë padi për fyerje dhe shpifje kundër gazetarëve, munden paraprakisht të dorëzojnë parashtresë deri te Këshilli për etikë ne media.