Gazeta

Në konferencën për shtyp që u mbajt më 10 mars në qendrën informative të BE-së në Shkup, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), i kujtoi mediat për rolin e madh dhe obligimet për informim profesional dhe për kontributin në përmirësimin e situatës në sferën mediatike.

Komisioni për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), organizoi debatin me temë “Mediat, zgjedhjet dhe roli i vetë-rregullimit“, më 25 shkurt, në hotelin „Kristal Pallas“ në Prilep.

Një numër i madh i mediave nënshkruan Kartën për raportim etik mbi zgjedhjet, në ceremoninë e mbajtur më 12 shkurt, në Qendrën informative të BE-së. Kartën e përgatiti Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), ndërsa përmbajtja e saj bazohet në parimet më të rëndësishme dhe universale të profesionit, e që janë pjesë e dokumenteve dhe publikimeve të Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Iniciativës për gazetari etike, Fondacionit Rojters, Raportuesëve pa kufi, Nenit 19, etj.

Nesër (12 shkurt), në ora 12:00, në hapësirat e Qendrës informative të BE-së në Shkup, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë – KEMM, do të organizojë një eveniment për nënshkrimin e Kartës për raportim etik mbi zgjedhjet.

Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, dhe Shefi i Delegacionit të BE-së, Aivo Orav, më 3 shkurt vizituan Këshillin për etikë në mediat e Maqedonisë (KЕММ).

Këshilli për etikë ne mediat e Maqedonisë (KEMM), dërgoi deri te mediat  një propozim-tekst të Kartës për raportim etik gjatë zgjedhjeve. Me këtë Kartë u pajtuan një numër më i madh mediash, ndërsa KEMM-i apelon për shqyrtimin dhe pranimin e saj edhe nga mediat tjera. Së shpejti vijon edhe evenimenti për nënshkrimin zyrtar të dokumentit.

Në vazhdim do ta gjeni propozim-tekstin e Kartës:

 

Nga diskutimet mes të pranishëmve dolën këto përfundime dhe rekomandime:

  • - Bashkëpunim ndërmjet trupit rregullues dhe vetë-rregullues, në veçanti në shfrytëzimin e përbashkët të resurseve në trajtimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes në media;
  • - Mediat të raportojnë për gjuhën e urrejtjes, por të shënohet si e tillë dhe të bëhet me dije qartë se bëhet fjalë për një problem të tillë;
  • - Të rritet angazhimi i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi në identifikimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes, në veçanti në sferën e sanksionimit;
  • - Gazetarët ose personat që shfrytëzojnë mediat për përhapje të gjuhës së urrejtjes, të mbajnë përgjegjësi përkatëse, ndërsa gazetarët të bashkohen në distancimin e tyre nga hapësira mediatike;
  • - Nevojitet koordinim dhe harmonizim ndërmjet institucioneve, organizatave dhe rrjeteve të ndryshme në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit;
  • - Të zvogëlohet ndikimi i qendrave të ndikimit dhe ndikimit politik mbi punën e mediave;
  • - Ekziston nevoja për profesionalizim të punës së gazetarëve si në servisin publik ashtu edhe në mediat tjera, e në veçanti të punohet në edukim të vazhdueshëm;
  • - Vetë-rregullimi të përdoret sa më shpesh si mekanizëm për reagim ndaj gjuhës së urrejtjes, nënçmimit, shpifjes dhe fenomeneve të tjera të shkeljes së Kodit të gazetarëve;
  • - Të hapet debat rreth asaj se a ka nevojë për ko-rregullim në hapësirën mediatike, respektivisht diskutim rreth nevojës për futjen e ndryshimeve në kornizën ligjore;
  • - Redaksitë të posedojnë Kodin i cili do të respektohet brenda redaksisë, ndërsa portalet e internetit të arrijnë marrëveshje për parime të brendshme të sjelljes;
  • - Të krijohet një Kod i ri për mediat e shtypura, elektronike dhe të internetit.

 

slika7Raportimi etik dhe perspektivat e vetërregullimit mediatik, (jo)balansimi në raportimin mediatik, etika në mediat online, mbulimi mediatik i zgjedhjeve dhe roli i medias në procesin zgjedhor, ishin tema kryesore të konferencës „Etika gazetareske dhe vlerat mediatike në rrethana specifike dhe gjatë zgjedhjeve”, të cilën e organizuan Instituti Maqedonas për Media dhe Këshilli për Etikë në media, në bashkëpunim me UNESCO-n dhe me Delegacionin e Unionit Evropian.

slika6Në periudhën 19-21 nëntor të vitit 2015, Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), në bashkëpunim me Këshillin për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), organizoi punëtorinë "Profesionalizëm dhe etikë në media dhe raportim gjithëpërfshirës." Evenimenti u dedikohej anëtarëve të Këshillit të Nderit të SHGM-së, si dhe anëtarët e Komitetit për ankesa pranë KEMM-it.

Këshilli i shtypit në Bosnjë e Hercegovinë organizoi një fushatë të gjërë me shtëpitë mediatike që i përkasin këshillit të shtypit me qëllim që të inkurajojë ata që të publikojnë rregullisht në ueb-faqet e tyre apo në edicionet e shtypura, informacione për lexuesit se si të parashtrojnë ankesa te këshilli i shtypit i vendit.

slika5UNESCO financoi shtypjen e 5000 kopjeve të edicionit të ri të kodit të etikës të gazetarëve të Serbisë. Kodi është shpërndarë gjërësisht gjatë panairit të parë mediatik në Beograd, nga 28 tetor deri 1 nëntor të vitit 2015.