Gazeta

Vetërregullimi mediatik nënkupton lidhshmëri efektive mes mediave, industrisë dhe opinionit. Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) theks të veçantë në punën e tij vendosë në lidhshmërinë e brendshme dhe forcimin e kapaciteteve të organeve të tyre për shkëmbimin e informacioneve dhe planifikimin e përbashkët të zhvillimit strategjik. Në këtë proces, lidhshmëria dhe bashkëpunimi i rregullt me opinionin është me rëndësi të jashtëzakonshme. Për më shumë në videon e KEMM-it “Opinioni – partner kryesor për vetërregullim efektiv“, të përgatitur në kuadër të projektit „Deri te llogaridhënia më e madhe përmes pjesëmarrjes dhe inkluzionit“.

Aktivitetet e këtij granti janë pjesë e Programit “Shoqëri e qëndrueshme qytetare: financim shtetëror i organizatave qytetare” që e realizon Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), Rrjeti Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Qytetare BCSDN) dhe Qendra për Informim, Bashkëpunim dhe Zhvillim të Organizatave Qytetare nga Sllovenia (CNVOS)”, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.