“Vetërregullimi mediatik – rezultate, sfida, perspektiva” është temë e debatit që sot e organizoi Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM), në Manastir.
„Vetërregullimi efikas kërkon mobilizim dhe konsolidim të brendshëm, por edhe më shumë bashkëpunim të fuqishëm dhe lidhshmëri me opinionin. Është krejtësisht e natyrshme që qytetarët të kërkojnë garanci për vlerën e informacioneve të gazetarëve“, tha drejtorja ekzekutive e KEMM-it, Marina Tuneva.
Kryetarja e KEMM-it Katerina Sinadinovska theksoi se “procesi i vetërregullimit nuk guxon të përdorë alibi për sjelljen inerte dhe reagime e dobëta në luftën kundër gjuhës së urrejtjes, si një nga shkeljet më të shpeshta te mediat onlajn“.
Mirçe Adamçevski, kryetar i Komisionit për ankesa, në debatin informon se “vëllimi i punës së KEMM-it është rritur në mënyrë drastike. Vitin e kaluar gjatë tërë vitit janë marrë 68 vendime, ndërsa sivjet për vetëm pesë muaj mbi 40 vendime”. Sipas tij, ky është një konfirmim për kuptimin dhe vetëdijen e rritur për nevojën e vetërregullimit mediatik.
KEMM vazhdon praktikën e organizimit të debateve dhe seancave të hapura të Komisionit për ankesa nëpër shtet, me qëllim të afirmimit të rolit të vetërregullimit në mediat në promovimin e gazetarisë profesionale dhe mbrojtjen e lirisë së mediave.