![]() Mirçe Adamçevski
kryetar i Komisionit për ankesa
|
Ka diplomuar në Fakultetin tekonologjiko-metalurgjik, në inxhinieri kimike. Nga nëntori i vitit 1979 deri në nëntor të vitit 2004 ka punuar në “Nova Makedonija” si gazetar, redaktor, dhe korrespondent nga Moska (në periudhë 6 vjeçare, 1993-1999), si dhe kryeredaktor në periudhën 2002-2004. Nga viti 2004 deri në vitin 2006 punon në revistën Porta 3. Nga viti 2006 deri në vitin 2008 është kryetar i Këshillit për radiodifuzion. Nga viti 2008 deri në vitin 2013 punoi në “Porta 3”. |
![]() |
|
Erdem Amet
|
|
![]() |
|
|
Teofil Bllazhevski, anëtar i Komisionit për ankesa, është gazetar i diplomuar. Shkollimin e tij formal e ka pasuruar me trajnime të shumta në Maqedoni dhe jashtë vendit. Ka përvojë pune 30 vjeçare në gazetari, prej të cilave mbi 22 vite punë profesionale ai raportues, redaktor, dhe kryeredaktor (9 vite) në disa media të shkruara dhe elektronike, përfshirë këtu dhe mediat e reja. Bllazhevski është anëtar shumëvjeçar i Bordit dhe aktivist në Transparency International - Maqedoni. |
![]() |
|
Meri Jordanovska |
Meri Jordanovska, anëtare e Komisionit për ankesa. Për 10 vite me radhë punon si gazetare hulumtuese. Ajo kaloi nga javorja Fokus në Rrjetin Ballkanik të gazetarisë investigative (BIRN), ku punon në tema dhe analiza të ngjarjeve aktuale politike në Maqedoni, gjyqësorit, krimit dhe korrupsionit. Jordanovska ka marrë pjesë në shumë trajnime dhe konferenca nga fusha e gazetarisë investigative, është fituese e bursës ballkanike për ekselencë në gazetari dhe është një prej autoreve të bazës së të dhënave për investigim të pronësisë mediatike „Media Pedia“. |
![]() |
|
Sefer Tahiri |
Dr. Sefer Tahiri, anëtar i Komisionit për ankesa, ka diplomuar në Katedrën për gazetari pranë Fakultetit juridik në Shkup, ndërsa studimet master i kreu në Institutin për hulumtime sociologjike, politike dhe juridike në Shkup, në programin studimor Komunikime. Magjistroi me mbrojtjen e tezës me temë „Ndikimi i partive politike në politikën redaktuese të shtëpive televizive komerciale“, ndërsa doktoroi në Universitetin Nju Jork në Shkup, ku edhe mbrojti disertacionin e doktoraturës me temën „Ndikimi i partive politike në politikën redaktuese të Shërbimit radiodifuziv publik – Radiotelevizioni Maqedonas (në periudhën 1998-2006)“. |
![]() |