Zyra ekzekutive

image

Marina Tuneva
Drejtoreshë ekzekutive e Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë

Në janar të vitit 2015 u emërua në pozitën e drejtoreshës ekzekutive të Këshillit. Diplomoi në studime ndërdisiplinore në gazetari në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, dhe përfundoi studimet pasuniversitare në diplomaci në Universitetin e Maltës. Aktualisht është kandidate për doktoraturë në Institutin Evroballkan në Shkup, duke punuar në fushën e marrëdhënieve me opinionin dhe komunikimeve ndërkulturore. Që nga viti 2009 është ligjëruese në Shkollën e lartë për gazetari dhe marrëdhënieve me opinionin. Përvoja e saj e mëparshme e punës përfshin edhe punën në disa projekte ndërkombëtare në kuadër të UNDP-së dhe të USAID-it. Ka punuar edhe si gazetare / redaktore në Agjencinë informative të Maqedonisë. Nga viti 2012-2014, është anëtare e organit koordinues të programit MEDIANE të Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian. Është autore e publikimeve "Mediat, qytetarët dhe komunikimet ndërkulturore", "Manual për raportim mbi diversitetin", "Hyrje në marrëdhëniet me opinionin" dhe "Si të komunikoni me mediat".

image

Marina Ivanovska
Koordinatore e programit e Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë

Ka diplomuar në punë dhe politikë sociale në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, e specializuar në qasjen psikosociale në punën sociale në Universitetin në Zagreb. Kreu studimet master në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Evropën Juglindore në Universitetet në Sarajevë dhe Bolonjë. Që nga viti 2005 është kyçur në sektorin civil. Ka bashkëpunuar në një numër të madh projektesh për përforcimin e kategorive të ndjeshme të qytetarëve, për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Në janar të vitit 2015 filloi të punojë në KEMM.

image

Daniel Dimitrievski
Kordinator më i ri për programe i Këshillit për etikë në Maqedoni

Ka diplomuar në drejtimin e biznis-administratës në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, në vitin 2009. Ka përvojë punë profesionale në lidhje me zbatim të proekteve të përkrahura nga Agjencioni Amerikan për zhvillim ndërkombëtar në Maqedoni – USAID, Agjencioni Zvicëran për zhvillim dhe bashkëpunim dhe Komisioni Evropjan. Në periudhën gjatë viteve 2013-2017, ka qenë fillimisht i angazhuar në pozitën, Asistent i programeve, dhe pastaj kordinator më i ri në Fondacionin për iniciativa arsimore dhe kulturore “Step by step”, zbatues të USAID proektit për ciklin e parë arsimor, i zbatuar në gjitha shkollat fillore në Republikën e Maqedonisë. Paraprakisht ka pasur pozitën e Asistentit të programit, në organizatën ndërkombëtare NDI – (National Democratic Institute), e cila punon në fushën e demokratizimit të shoqërisë, duke punuar me institucionet më të larta shtetërore ( Parlamenti, Qeveria, dhe subjektet të tjera politike) dhe në fuqizimin e sektorit civil. Në organizatën lokale civile “Qendra për bashkëpunim balkanik” – LOJA nga Tetova, gjatë viteve 2011-2013 ka qenë i angazhuar në aktivitete të proektit nga fusha e arsimit fillor, dhe kulturën.