Objektivat tona

  • Mbrojtja të drejtës të publikut të ketë qasje deri te informata e plotë dhe objektive, e cila do të jetë në pajtim me normat etike. Kjo mbrojtje në rast të donjë përmbatjeje të kontestueshme të sigurohet një proces i vlerësimit të përmbajtjes dhe i vlerësimit të ankesës për të njejtin i cili do jetë profesional dhe i paanshëm, pas të cilit do të ndërmeren procedura në pajtim me Statutin dhe regulloren e komisionit për ankesa pranë këshillit.
  • Mbrotja e mediave përmes ngritjes së vazhdueshme të reputacionit të tyre, përmes kujdesjes të përditshme për zbatimin e standardeve në profesionin nga vetë mediat, por edhe përmes mediacionit si proces i cili e ngritë besimin në mes të publikut dhe mediave.
  • Mbrojtja e publikut dhe të mediave përmes luftimit për ndalimin e ndikimin e shtetit, elitat politike ose biznis sektorin mbi përmbajtjet e mediave të cilat largohen prej standardeve etike dhe profesionale.
  • Promovim të gazetarisë të mirë dhe profesionale në gjitha mënyrat e mundshme të cilat i ka në dispozicion KEEM si organ edhe çdo anëtar i këshillit si individ.
  • Ngritja e vetëdijes së opinionit mbi standardet profesionale dhe etike që duhet t’i respektojnë mediat,
  • Avancimin e regullave dhe normave etike përmes avancimit të Kodeksit të gazetarëve.
  • Uljen e rasteve të të zgjedhjes së kontesteve përmes organeve gjyqësore ndërmjet publikut/lexuesve dhe shikuesve me mediat.
  • Mbrojtja e lirisë së mediave dhe e të drejtës së opinionit për t'u informuar.
  • Parandalimi i ndikimit të shtetit, partive politike dhe qendrave të tjera të ndikimit mbi mediat.
  • Mbrojtja e interesave të opinionit, duke siguruar një proces të pavarur efikas dhe të drejtë për zgjidhjen e ankesave në lidhje me përmbajtjet mediatike.
  • Promovimi i cilësisë në përmbajtjet mediatike, duke miratuar udhëzime të qarta dhe praktike për punën e redaktorëve dhe gazetarëve.
  • Ngritja e vetëdijes së opinionit mbi standardet profesionale dhe etike që duhet t’i respektojnë mediat.
  • Krijimi i një mjedisi për autokritikë, ndërgjegjësim dhe llogaridhënie të mediave ndaj opinionit.
  • Lehtësimi i qasjes në media për opinionin.
  • Avancimi i kodit etik të gazetarëve.
  • Reduktimi i të gjitha formave të censurës dhe vetë-censurës në gazetari.
  • Zvoglimin e kontesteve gjyqësore përmes publikut dhe mediave reth përmbajtjeve gazetareske/mediale.
  • Shpërndarje të edukimit medial, duke filluar nga grupi më i pa mbrojtur i publikut-fëmijët dhe adoleshentët.
  • Shpërndarje të principeve të gazetarisë së mire, përmes promovimit të standardeve profesionale dhe etike në institucionet mediale të specializuara (shkolla, fakultete, universitete).