Njoftimе

Në konferencën e sotme për shtyp në Qendrën e Informacionit të BE-së, në Shkup, u bë prezantimi i formimit të Rrejti për luftën kundër gjuhës së urrejtjes në media, nismëtar dhe koordinator i të cilit është Këshilli i Etikës së Mediave në Maqedoni ( KEMM).

Në formimin e Rrjetit morën pjesë përfaqësues të shoqatave të mediave dhe gazetarëve, vendimmarrësit , organet rregulluese shtetërore kompetentë për mbrojtje të drejtave të njeriut, organizatat nga sektori civil, subjektet arsimore dhe hulumtuese nga fusha e mediumeve dhe mbrojtje të lirisë së të shprehurit dhe të drejtat e njeriut. Drejtoresha ekzekutive e Këshillit të Etikës së Mediave në Maqedoni, Marina Tuneva theksoi se lufta kundër gjuhës së urrejtjes, më të rëndësishme janë përpjekjet e përbashkëta dhe veprimit të ndërsjellë ndërsekotorial. “Vetëm nëpërmjet koordinimit të punës së sonë do të mundet të ndërtohet strategji gjithëpërfshirëse kundër gjuhës së urrejtjes”, u shpreh ajo.

q1

Procesi i formimit të Rrjetit u përkrah nga Misioni i OSBE-së në Shkup. “Jam i bindur se vendosja e këtij Rrjeti do të ketë ndikimin ndaj opinionit publik dhe do të parandalojë gjuhën e urrejtje në media. Ndërmjet vitit 2017 dhe 2018 Harlem Dezir, përfaqësues i OSBE-së për lirinë e mediave, përgëzoi disa reforma pozitive në ,media, duke nënvizuar nevojën për avancimin e situatës së përgjithshme me mediat në vend”, theksoi ambasadori Klemens Koha, shef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Kryetarja e Bordit drejtues në KEMM Katerina Sinadinovska, duke folur për rëndësinë formimit të Rrjetit, theksoi se është shumë e rëndësishme bashkimi i të gjitha veglave nga sistemi i shtetit, si dhe nga sektori i mediave dhe sektori civil. “Ky proces kompleks i pjekurisë dhe rritjes së shoqërisë dhe kultivimit të diskursit publik, dhe pikërisht për këtë, është e papërgjegjshme të pritet se vetëm me angazhimin e mediumeve dhe shoqatave të gazetarëve do të mund të vijë në probleme serioze. Njëjtë përgjegjës janë edhe autoritete dhe organet e pushtetit dhe sistemit të cilët në masë të madhe kanë kompetencat e tyre, sidomos duke pasur parasysh Kodin Penal”, tha Sinadiovska.

Kryetari i Komisionit për Ankinime, pranë KEMM-së, Mirçe Andamçevski informoi se në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2017 janë evidentuar 49 raste të gjuhës së urrejtjes në media, të cilët paraqesin thuajse 30 përqind nga të gjitha parashtresat e dorëzuara për shkelje të etikës në mediume, për tre vjet. “Në vitin 2017 ky proces është zvogëluar, dhe këtë unë e interpretojë me ndryshimet në Qeveri, që pasqyron sesa politika ka ndikuar dhe ndikon në gjuhën e urrejtjes. Të dhënat për vitin 2018, e përmbysën shpresën për zvogëlimin e numrit të parashtresave ndaj gjuhës së urrejtjes në media. Betejat e reja politike dhe kuazipolitike u manifestuan në gjendjen e mediave. Kështu që për vitin e kaluar vërejmë 23,8 përqind raste të gjuhës së urrejtjes”, tha Adamçevski.

a3

Në ngjarjen e sotme u prezantua edhe “Deklarata kundër gjuhës së urrejtjes në mediume” me nënshkrimin e së cilës u shënua fillimi i funksionit të Rrjetit. Në Rrjetin për luftën kundër gjuhës së urrejtjes u përfshinë këto organizata dhe institucione:

  • Ministria e Punëve të Brendshme – MPB
  • Ministria e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës – MshIA
  • Kabineti i Ministrit pa portofol i angazhuar për komunikimet, llogaridhënie dhe transparencë
  • Avokati i Popullit i Republikës së Maqedonisë
  • Akademia e Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik
  • Agjencia për Shërbime Audio dhe Audiovizuale – AshAA
  • Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë- ShGM
  • Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve të Mediave- SPGPM
  • Instituti për Studime të Komunikimit – ISK
  • Instituti Maqedonas i Mediave – IMM
  • Qendra për Zhvillim të Mediave – QZhM
  • Komiteti i Helsinkit i të Drejtave të Njeriut në Republikën e Maqedonisë
  • Koalicioni “Margjinat”
  • Fondacioni “Metamorfozis”
  • Instituti për Hulumtime dhe Zhvillim Shoqëror – RESIS
  • Qendra për Dialog Interkulturor- CID

Ndërkaq, nisma për formimin Rrjetit u përkrah nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë.

Procesi i qasshmërisë ndaj nismës është i hapur për të gjitha organizatat , shoqatat, institucionet dhe mediat e interesuara.