Njoftimе

Të nderuar,

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), më 5 tetor (e premte), me fillim në ora 10:30, në EU Info Qendrën në Shkup, do të mbajë konferencë për shtyp. Në këtë ngjarje do të shpallen fituesit e çmimeve për storje më të mira gazetareske nga sfera e jetës shoqërore, me fokus në avancimin e të drejtave të njeriut dhe në promovimin e të drejtave të grupeve të cenueshme sociale dhe grupeve të margjinalizuara të qytetarëve.

Gjatë ngjarjes do të drejtohet edhe shefi i Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, ndërsa çmimet do të shpallen nga kryetarja e jurisë Santa Argirova.