Njoftimе

logoa

Të ballafaquar me keqpërdorimin e mediave të cilat iu shërbejnë agjendave destruktive të individëve dhe grupeve, Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) kërkojnë urgjentisht nga ato të plotësojnë rregullat themelore për punë profesionale, duke përfshirë këtu respektimin e Kodit Etik të Gazetarëve, transparencën në strukturat editoriale dhe të pronësisë, si dhe pranimin e vetërregullimit si mbrojtës i vetëm i lirisë dhe pavarësisë së mediave. Kjo përfshinë edhe nënshkrimin e teksteve nga ana e autorëve, si dhe shënimin e burimeve të informatave kur merren përmbajtje nga mediat tjera.

E drejta e çdo mediumi është të vendosë a do të merr pjesë në punën e trupit vetërregullues – Këshillit për Etikë në Mediat në Maqedoni, por kjo nuk e liron nga detyrimi të respektojë standardet profesionale në sferën e mediave. Këto janë standardet minimale të cilët pritet të plotësohen nga ana e mediave, në të kundërtën ato do të konsiderohen si paramedia, të cilët punojnë në dëm të interesit publik. Jemi të brengosur se besimi i publikut në mediat shpesh herë është tradhtuar nga ana e individëve dhe platformave mediatike të cilët punojnë në mënyrë të papërgjegjshme dhe në dëm të interesit publik, duke e sjellë në pyetje integritetin e profesionit.

Dukuritë e tilla negative më së shpeshti paraqiten në platformat e mediave onlajn, ku përmbajtjet janë me cilësi shumë të ulët, lajme të rreme, dezinformata, propaganda dhe senzacionalizëm. Në vitin 2017 mbi 80 për qind të ankesave të dërguara te Komisioni për Ankesa në KEMM janë të lidhura me mediat onlajn.