Njoftimе

Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) reagon ndaj kritikës të pabazuar të ministrit pa resor me detyrë përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski në lidhje me reagimin me vonesë të Këshillit për përpunimin e ankesës së shtruar nga kabineti i tij në lidhje me përmbajtjen e publikuar në ueb portalin DokazM.mk.

Në dëgjimin publik të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji, në lidhje me Projekt ligjin për ndryshime dhe shtesa të ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuale, Ministri theksoi se Këshilli nuk ka reaguar në kohë dhe përgjigja për këtë rast është vonuar një muaj e gjysmë dhe se ai vetë është dashur të rikujton KEMM-in për të përshpejtuar procesin e vendimit në lidhje me ankesën e parashtruar.

Duke i mohuar këto akuza, KEMM përkujton se ankesa nga Kabineti ministrit pa resor me detyrë përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë zyrtarisht ka pranuar ankesë me datë 25.02.2018, ku sipas rregullores  për punë të Komisionit për ankesa, është dërguar kërkesa për përgjigje deri te ueb portali në fjalë. Pas kalimit të afatit për përgjigje prej 7 ditë pune, domethënë deri me datë 07.03.2018, dhe ku Komisioni për ankesa ka mbajtur seancë me datë 09.03.2018, dhe vendimi i Komisionit është publikuar me datë 12.03.2018. (Vendimin mundeni ta gjeni në: http://semm.mk/attachments/12-03-2018/robert-dokazm.pdf)

Përkujtojmë se i gjithë procesi, nga pranimi i ankesës deri te miratimi i vendimit, është kryer për 10 ditë pune dhe se, me këtë vlerësim joserioz, Ministri Popovski  ka njollosur negativisht punën efektive të këtij trupi dhe në përgjithësi ka njollosur reputacionin e Këshillit për etikë në media në Maqedoni.

Edhe pse me siguri bëhet fjalë për gjykim të paqëllimshëm në vlerësimin e Ministrit e cila u dha publikisht, mendojmë se kjo mundet të interpretohet si shtypje mbi trupin e pavarur i cili me anë të vetëregullimit mundohet të ngrenë standardet profesionale te mediat dhe besimin në mes të qytetarëve dhe mediave. Në këtë kuptim, rikujtojmë në zotimin e Qeverisë për përkrahje të vetëregullimit si një nga prioritetet për arritje të ndryshimeve dhe reformave të dëshiruara në punën e mediave.