Njoftimе

Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) e denon incidentin e sotëm pas informatave të marrura që ekipi i NOVA TV është sulmuar dhe ndaluar për të përcjellur mbledhjen e nënshkrimeve kundër gjoja se ndërtohen kampe për migrantë në lagjen e Aerodromit, nga persona të cilit kanë marë pjesë në këtë ngjarje.

Këshilli për etikë bën thirje që të ndërmerren masat e domosdoshme për të pastruar rastet si ky, veçanarisht kur gazetarët sulmohen në mënyrë fizike dhe verbale edhe kur ndalohen të informojnë për tema nga interesi më i gjërë publik.

Sigurija e gazetarëve duhet të jetë e liruar nga çfarë do kërcënimeve dhe shtypjeve, a shteti në pajtim me nenin 10 të Konventës Evropjane për të drejtat e njeriut, është përgjegjëse për të ndërmarrë të gjitha masat aktive me qëllim të krijohet dhe mbahet një klimë e volitshme për lirinë e të shprehurit.

Përkujtojmë se ky llojë përgjegjësije buron edhe nga rekomandimet e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës në lidhje me mbrojtjen e gazetarisë dhe sigurisë të gazetarëve dhe aktorëve të tjerë medial.