Njoftimе

nagrada 2018

Делегацијата на Европската Унија, во партнерство со Советот за етика во медиумите, синоќа ја додели наградата „Жан Моне“ за најдобра новинарска сторија, како и за најдобра репортерска и аматерска фотографија.

Nesër, 12 dhjetor 2018, në ora 19:00, në QKM Restorantin e Klubit në Shkup, fituesit e çmimit për artikullin më të mirë për gazetari, fotografinë më të mirë profesionale dhe fotografinë më e mirë amatore për këtë vit, do të shpallen nga Ambasadori Samuel Zhbogar dhe Nadezhda GACE, Kryetare e Nderit e Jurisë Zhan Mone.

slika soop

“Vetërregullimi në media, interesimi i opinionit dhe përfshirja qytetare” është tema e debatit të cilin e organizoi Këshillit për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM), sot në Ohër.

Këshilli për Etikë në Mediat në konferencën e sotme për shtyp i shpalli fituesit e çmimeve në konkursin për storje më të mira gazetareske nga fusha e jetës shoqëroro – sociale, me fokus në avancimin e të drejtave të njeriut dhe promovimin e të drejtave të grupeve vulnerabile dhe të margjinalizuara.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë, Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik dhe Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni dënojnë thirrjet për dhunë të personit Cvetin Çilimanov, i punësuar si gazetar në Agjencinë Informative të Maqedonisë (MIA), i cili dje në Twitter kërkoi nga taksistët maqedonas të përdhunojnë gazetaren Valeri Hopkins kur të hyn në makinat e tyre sepse nuk i pëlqejnë tekstet e saj për gjendjen në Maqedoni.

Të nderuar,

Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), më 5 tetor (e premte), me fillim në ora 10:30, në EU Info Qendrën në Shkup, do të mbajë konferencë për shtyp. Në këtë ngjarje do të shpallen fituesit e çmimeve për storje më të mira gazetareske nga sfera e jetës shoqërore, me fokus në avancimin e të drejtave të njeriut dhe në promovimin e të drejtave të grupeve të cenueshme sociale dhe grupeve të margjinalizuara të qytetarëve.

Gjatë ngjarjes do të drejtohet edhe shefi i Delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar, ndërsa çmimet do të shpallen nga kryetarja e jurisë Santa Argirova.

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM), Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Instituti i Maqedonisë për Media (IMM) dhe Instituti për Studime të Komunikimeve (ISK) dënojnë mënyrën në të cilën Komisioni Shtetëror Zgjedhor i interpreton ndryshimet dhe plotësimet e Kodit Zgjedhor në lidhje me paraqitjen mediatike për referendumin për emrin.

logoa

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) dhe Këshilli për Etikë në Media në Maqedoni (KEMM) janë kundër ndryshimeve dhe plotësimeve të miratuara të Kodit Zgjedhor, të votuara si rezultat i marrëveshjeve politike mes pushtetit dhe opozitës.

logoa

Të ballafaquar me keqpërdorimin e mediave të cilat iu shërbejnë agjendave destruktive të individëve dhe grupeve, Këshilli për Etikë në Mediat në Maqedoni (KEMM), Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik (SPGPM) kërkojnë urgjentisht nga ato të plotësojnë rregullat themelore për punë profesionale, duke përfshirë këtu respektimin e Kodit Etik të Gazetarëve, transparencën në strukturat editoriale dhe të pronësisë, si dhe pranimin e vetërregullimit si mbrojtës i vetëm i lirisë dhe pavarësisë së mediave. Kjo përfshinë edhe nënshkrimin e teksteve nga ana e autorëve, si dhe shënimin e burimeve të informatave kur merren përmbajtje nga mediat tjera.

Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) me brengosje reagon në rastet e shpeshtë përmes disa mediave me të cilat përhapen spekulime, raportim i njëanshëm dhe informata jo të vërteta, veçanarisht në kontekst të gjendjes momentale politike dhe pas nënshkrimit të marveshjes të emrit me Republikën e Greqisë.

Brengosemi nga fakti ku dallohen raste të raportimit të cilat përmbajnë thirje për mobilizim të qytetarëve në mbrojtje të interesave të caktuara, të cilat shpeshë here janë edhe të përcjellura në rrjetet socijale.

Ju rikujtojmë se mediat nuk guxojnë të keqëpërdoren për transmetim të thirjeve për bashkangitje të individëve ose grupeve për sjellje radikale dhe ndërmarje të hapave të cilat e rezikojnë rendin dhe qetësine publike në shoqëri, a veçanarisht neni 10 i kodeksit, i cili thotë “gazetari nuk do të nxitë në dhunë dhe diskriminim në asnjëfarë baze”.Mediat duhet të respektojnë Kodeksin etik, sepse në të kundërtën mosrespektimi i tij mundet të sjellë pasoja fatale.

KEMM bën thirje për maturi dhe qetësi ndaj çfarë do lloji të provokimeve nga cila do që të jetë qendër interesi, grupacioni apo individi. Mediat kanë shumë rol të rëndësishëm në mbrojtjen e qytetarëve nga paraqitjet si jotoleranca dhe jobesimi dhe ekspozimin e tyre në dhunë. Ato nuk duhet të lejojnë të janë të manipuluar nga ana e politikanëve dhe individëve dhe grupeve të tjerë, sepse ajo do të thotë dëm të drejtpërdrejt mbi publikun dhe qytetarët e Republikës të Maqedonisë.

Presim që mediat të mos nxisin dallime dhe ndarje përmes qytetarëve, por të jenë ndërmjetësues dhe platformë për dijalog aktiv për pyetje të interesit publik, a në këtë proces të udhëheqen prej principeve të raportimit profesional. Përkujtojmë se nevoja për sjellje profesionale të të gjithë mediave dhe të atyre të kyqur në media vlerësohet edhe në raportin e sivjetëshëm të Komisionit Evropjan për avancimin e RM-së.

KEMM, gjithashtu, apelon deri te institucionet të sistemit të sigurojnë mbrojtje maksimale për gazetarët dhe siguri gjatë raportimit.

Ky trup vetëregullues vazhdon të vëzhgon mënyrën e informimit të mediave dhe do të bën thirje në respektim serioz të Kodeksit të gazetarëve dhe standardeve profesionale gjatë raportimit.

Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) sot organizoi “Dita e hapur”, ku për herë të pare është mbajtur sesion i hapur i Komisionit për ankesa. Anëtarët e Komisionit diskutuan tre vendime kundër mediave, në bazë të tre ankesave të fundit të pranuara prej këshillit.

Отворен ден на Советот за етика во медиумите на Македонија – „Саморегулација во медиумите низ соработка и партнерство“

Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) reagon ndaj kritikës të pabazuar të ministrit pa resor me detyrë përgjegjës për komunikim, llogaridhënie dhe transparencë Robert Popovski në lidhje me reagimin me vonesë të Këshillit për përpunimin e ankesës së shtruar nga kabineti i tij në lidhje me përmbajtjen e publikuar në ueb portalin DokazM.mk.

Instituti Maqedonas për media (IMM), Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM), Sindikati i pavarur i gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM), dhe Instituti për studime komunikimi (ISK), kategorikisht gjykojnë kërcënimet drejt kryetarit të Shoqatës të gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) Naser Selmani.

Treguesit për shifrat dhe llojet e ankesave të dërguara Komisionit për Ankesa pranë Këshillit për Etikë në media në Maqedoni (KEMM) në tre vitet e kaluara (2014-2017), tregojnë se standardet etike dhe profesionale të gazetarisë më së shumti janë thyer prej onlajn mediave (79%), pastaj prej televizioneve (12,6%) dhe prej atyre të shkruara ditore dhe javore (8%).

Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM) gjykon sjelljen e përfaqësuesit të MPJ i cili në pres konferencën e djeshme të ndërmjetësuesit Metju Nimic është orvatur për të ndaluar gazetarin e TV21, Furkan Saliu, të parashtroje pyetje, si dhe kërcënimet që kanë vazhduar për të marjen akreditimeve të tij.

Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) reagon për intervistën e paramenduar me ish kryetarin e Republikës të Maqedonisë Branko Crvenkovskit në onlajn mediumin Republika (republika.mk), duke e vlersuar si orvatje për dezinformim dhe manipulim të publikut.

Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM), në vjigjilë të ndryshimeve të paralajmruara të Ligjit për shërbime audio dhe audiovizuele, me këmbëngulje mban qëndrimin që është e nevojshme të eliminohet çfarë do llojë ndikimi të shtetit në procesin e vetë-regullimit të mediave.

Këshilli për etikë në media në Maqedoni (KEMM), neser, me 29 shtator, me fillim në ora 10:30, në EU Info qendrën, do të ketë pres konference. Në këtë ngjarje do të shpallen fituesit e shpërblimeve për storje më të mira gazetareske nga fusha e jetës socijalo-shoqërore, me përqëndrim në avancimin e të drejtave të grupeve të margjinalizuara dhe të pambrojtura të qytetarëve.

Këshilli për etikë në media në Maqedoni reptësisht i gjykon të gjitha llojet e përleshjeve fizike në të cilat janë të involvuar gazetarë dhe apelon për maturi dhe qetësi ndaj çfarë do lloji të provokimeve nga cila do qendër të fuqisë, individ apo grupacioni të jetë.