Кодекс

на новинарите на Македонија

Përkushtimi i Radio Televizionit Maqedonas (RTM) drejt sigurimit të raportimit të paanshëm dhe të drejtë, si dhe në mënyrë të përgjithshme drejt respektimit të standardeve profesionale dhe etike, është nën mbikqyrjen e publikut në kohën gjatë zgjedhjeve. Përkushtimi i Radio Televizionit Maqedonas (RTM) drejt sigurimit të raportimit të paanshëm dhe të drejtë, si dhe në mënyrë të përgjithshme drejt respektimit të standardeve profesionale dhe etike, është nën mbikqyrjen e publikut veçanarisht në kohën gjatë zgjedhjevePërkushtimi i Radio Televizionit Maqedonas (RTM) drejt sigurimit të raportimit të paanshëm dhe të drejtë, si dhe në mënyrë të përgjithshme drejt respektimit të standardeve profesionale dhe etike, është nën mbikqyrjen e publikut në kohën gjatë zgjedhjeve. Përkushtimi i Radio Televizionit Maqedonas (RTM) drejt sigurimit të raportimit të paanshëm dhe të drejtë, si dhe në mënyrë të përgjithshme drejt respektimit të standardeve profesionale dhe etike, është nën mbikqyrjen e publikut veçanarisht në kohën gjatë zgjedhjeve.

PARIMET E SJELLJES:

Liria e mediave është e drejtë e pakontestueshme

Detyra themelore e gazetarëve është respektimi i të vërtetës dhe të drejtës së opinionit të jetë i informuar, në përputhje me nenin 16 të kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Roli i gazetarëve është shpërndarja e informatave, ideve dhe mendimeve dhe e drejta për të komentuar. Duke respektuar vlerat etike dhe standardet profesionale në transmetimin e informatave, gazetarët duhet të jenë të ndershëm, objektivë dhe të saktë.

E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është që të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e informatave.

Duke ndjekur rolin e tyre në ndërtimin e demokracisë dhe shoqërisë qytetare, gazetarët do të mbrojnë të drejtat e njeriut, dinjitetin dhe lirinë, do të respektojnë pluralizmin e ideve dhe qëndrimeve, do të kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe në kontrollimin e pushtetit dhe subjekteve tjera të jetës publike.