Kodeksi

на новинарите на Македонија

Kodi i Federatës ndërkombëtare të gazetarëve:

 

Deklarata e FNG-së e Parimeve mbi sjelljen e gazetarëve (e miratuar nga Kongresi Botëror i 1954 i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve – FNG). E ndryshuar nga Kongresi Botëror i vitit 1986) Kjo Deklaratë ndërkombëtare është shpallur si një standard i sjelljes profesionale për gazetarët e angazhuar në mbledhjen, transmetimin, shpërndarjen dhe komentimin e lajmeve dhe informacioneve në përshkrimin e ngjarjeve.

1. Respekti për të vërtetën dhe për të drejtën e publikut për të vërtetën është detyra primare e gazetarit

2. Në kryerjen e kësaj detyre, gazetari në çdo kohë do të mbrojë parimet e lirisë në mbledhjen dhe publikimin e ndershëm të lajmeve, dhe të drejtën e komentimit dhe kritikat e drejta

3. Gazetari do të raportojë vetëm në pajtim me faktet, origjinën e të cilave e ka të njohur. Gazetari nuk duhet ta shtypë të dhënat themelore apo të falsifikojë dokumente.

4. Gazetari duhet të përdorë vetëm metoda të drejta për arritje deri te lajmet, fotografitë dhe dokumentet.

5. Gazetari duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të korrigjuar çdo informacion të publikuar i cili konsiderohet i pasaktë dhe të shkaktojë dëme.

6. Gazetari do të respektojë fshehtësinë profesionale lidhur me burimin e informacioneve të marra në besim.

7. Gazetari duhet të jetë i vetëdijshëm për rrezikun nga diskriminimi nga ana e mediave, dhe duhet bërë çmos për të evituar lehtësimin e diskriminimit të tillë të bazuar në, ndër tjerash, racë, gjini, orientim seksual, gjuhë, religjion, bindje politike ose të tjera, dhe origjinë kombëtare a sociale.

8. Gazetari duhet t’i konsiderojë këto si vepra të rënda profesionale: - plagjiaturën, - prezantimin qëllimkeq, - përplasjen, përgojimin, shpifjen, akuzat e pabaza, - pranimin e ryshfetit në çdo formë me qëllim të publikimit apo mospublikimit.

9. Gazetarët e denjë duhet ta konsiderojnë detyrë të tyre vëzhgimin me besnikëri të parimeve të lartpërmendura. Në kuadër të ligjit të përgjithshëm të çdo vendi, gazetarët duhet të identifikojnë kompetencat e kolegëve në çështjet profesionale, duke përjashtuar çdo lloj ndërhyrje nga pushteti ose të tjerët. Burimi: http://www.ifj.org/about-ifj/ifj-code-of-principles/