Вести

„Çdo gazetar duhet të rishqyrtojë nëse dhe sa i respekton standardet profesionale, a është i përshkuar nga censura ose nga vetë-censura, a i është robëruar liria gazetareske nga jo liria ekonomike gjegjësisht nga varësia nga paga dhe preferencat politike të punëdhënësit", - thotë Katerina Bllazhevska në një intervistë për Këshillin për etikë në media në Maqedoni.

Më 8 dhe 9 tetor 2015, UNESCO-ja sponsorizoi pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Këshillat e shtypit në Evropën Juglindore në takimin vjetor të Aleancës së Këshillave të Pavarur të Shtypit në Evropë (AIPCE), një rrjet evropian i organeve vetë-rregulluese për shtyp dhe media.

Gazetarët dhe individët të cilët përdorin mediat për përhapjen e gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimin, duhet të japin përgjegjësi juridike, ndërsa redaksitë duhet t’i inkurajojnë gazetarët që t’i përmbahen punës profesionale të çliruar nga gjuha e urrejtjes. Mandej, vetë-rregullimi duhet të përdoret më shpesh si një mekanizëm për të reaguar në raste të gjuhës së urrejtjes në media.

AIPCE është një rrjet i lirë i rregullatorëve të pavarur të teksteve për mediat e shtypit dhe ato elektronike. Konferencat e tij vjetore ofrojnë një forum për përfaqësuesit e Këshillit të Mediave dhe Shtypit për të diskutuar çështjet tematike, për të shkëmbyer ide dhe për të ofruar dhe pranuar këshilla. Nuk ka anëtarësim formal e as sekretariat qendror. 
 

Qytetarët të cilët janë ndjerë të prekur nga raportimi i papërgjegjshëm mediatik, në vend që të paraqesin menjëherë padi për fyerje dhe shpifje kundër gazetarëve, munden paraprakisht të dorëzojnë parashtresë deri te Këshilli për etikë ne media.

Bashkëpunimi ndërkombëtar i Këshillit për etikë ne mediat e Maqedonisë (KEMM) u thellua me një takim mjaft të dobishëm me kolegët nga Këshilli për shtyp i BH-së.
Anëtarë të Komisionit për ankesa pranë KEMM-it, Mirçe Adamçevski – kryetar, dhe Filip Gjurçinovski dhe Teofill Bllazhevski – anëtarë, me ftesë paraprake fundjavën e kaluar morën pjesë në seancën e Komisionit ankimor të Këshillit për shtyp të BH-së.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë, me rastin e Ditës botërore të lirisë së mediave, apelon për vazhdim të diskutimeve për kthimin dhe për përmirësimin e përgjegjësisë mediatike dhe besimin e opinionit në profesionin e gazetarisë. Mediat e lira janë parakusht i domosdoshëm për demokraci të forte dhe ato nuk guxojnë të jenë joetike, jokorrekte dhe jodemokratike, si dhe promotor i debatit të njëanshëm dhe ideologjik.

Vetë-rregullimi është një sistem rregullash që përcaktojnë mediat për të mbrojtur biznesin e tyre dhe për të fituar më shumë besim në mesin e publikut. Thelbi i biznesit mediatik qëndron në informatat, d.m.th. shpërndarjen e të vërtetës përmes informimit të vërtetë, objektiv dhe të plotë të opinionit, duke respektuar rregullat etike gjatë gjithë kohës. Kështu, me vetë-rregullimin mbrohen edhe të drejtat universale të njeriut - liria e shprehjes dhe e drejta për tu informuar (media të lira dhe profesionale)

 

Në këto qytete, në debate publike, u prezantua parimi i vetë-rregullimit – nga ideja deri te realizimi e formimi, dhe përvojat e para të Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM).

Përfaqësues të Këshillit për Etikë në Media të Maqedonisë morën pjesë në Konferencën Rajonale për vetë-rregullim të mediave, e cila u mbajt më 26 dhe 27 mars të vitit 2015, në Beograd. Konferenca ishte organizuar nga Këshilli i Evropës, në kuadër të projektit "Avancimi i lirisë së shprehjes dhe informimit, dhe liria e mediave në Evropën Juglindore".

Zyra zyrtarisht filloi me veprimtarinë e saj në janar të vitit 2015.

Këshilli për etikë në media në Maqedoni është trup vetë-rregullues që vepron për të avancuar dhe mbrojtur standardet profesionale dhe etikën në mediat në Republikën e Maqedonisë.


Në kuadër të Këshillit vepron trupi këshillimor, Komisioni për ankesa, i cili vendos për ankesat e parashtruara në lidhje me shkeljen e standardeve profesionale dhe etike në media.
Ankesë mund të parashtrojë çdo qytetar, çdo person juridik dhe çdo përfaqësues tjetër publik, duke përfshirë dhe gazetarët. Adresa për kontakt “Mitropolit Teodosij Gologanov” 54/2, Shkup ose në e-mail adresën: info@semm.mk

diterAnëtarët e Bordit drejtues dhe të Komisionit për ankesa të Këshillit për etikë (KEMM) në korrik dhe tetor të këtij viti, kanë mbajtur dy punëtori me ekspertin e pavarur nga Britania e Madhe, Diter Lorejn për përgatitjen e Strategjisë për punë të kësaj organizate.