Вести

semm iks1

Vetë-rregullimi në media dhe përfitimet e tij ishin tema kryesore e diskutimit në debatin me studentët e Institutit për studime të komunikimit, i cili u mbajt më 21 shkurt.

Kjo është një mundësi për të diskutuar përvojat e deritanishme të Këshillit për Etikë me udhëheqësinë në media, por edhe për t’u njoftuar me përvojat e këshillave të tjerë", tha Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutive e KEMM-it, në fillim të mbledhjes së mbajtur më 17 tetor në Shkup.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë ka zbatuar me sukses konferencën rajonale "Sfida për Këshillat për etikë në media në rajonin e Ballkanit" në Shkup, më 18 dhe 19 maj, ku morën pjesë përfaqësues të trupave vetë-rregullues nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi. Evenimenti u organizua në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) fitoi përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe UNESCO-s për pjesëmarrje në projektin “Ndërtimi i mirëbesimit në mediat e Evropës juglindore dhe Turqisë”.

Në konferencën për shtyp që u mbajt më 10 mars në qendrën informative të BE-së në Shkup, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), i kujtoi mediat për rolin e madh dhe obligimet për informim profesional dhe për kontributin në përmirësimin e situatës në sferën mediatike.

Komisioni për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), organizoi debatin me temë “Mediat, zgjedhjet dhe roli i vetë-rregullimit“, më 25 shkurt, në hotelin „Kristal Pallas“ në Prilep.

Një numër i madh i mediave nënshkruan Kartën për raportim etik mbi zgjedhjet, në ceremoninë e mbajtur më 12 shkurt, në Qendrën informative të BE-së. Kartën e përgatiti Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), ndërsa përmbajtja e saj bazohet në parimet më të rëndësishme dhe universale të profesionit, e që janë pjesë e dokumenteve dhe publikimeve të Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Iniciativës për gazetari etike, Fondacionit Rojters, Raportuesëve pa kufi, Nenit 19, etj.

Nesër (12 shkurt), në ora 12:00, në hapësirat e Qendrës informative të BE-së në Shkup, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë – KEMM, do të organizojë një eveniment për nënshkrimin e Kartës për raportim etik mbi zgjedhjet.

Ambasadori i SHBA-së, Xhes Bejli, dhe Shefi i Delegacionit të BE-së, Aivo Orav, më 3 shkurt vizituan Këshillin për etikë në mediat e Maqedonisë (KЕММ).

Këshilli për etikë ne mediat e Maqedonisë (KEMM), dërgoi deri te mediat  një propozim-tekst të Kartës për raportim etik gjatë zgjedhjeve. Me këtë Kartë u pajtuan një numër më i madh mediash, ndërsa KEMM-i apelon për shqyrtimin dhe pranimin e saj edhe nga mediat tjera. Së shpejti vijon edhe evenimenti për nënshkrimin zyrtar të dokumentit.

Në vazhdim do ta gjeni propozim-tekstin e Kartës:

Nga diskutimet mes të pranishëmve dolën këto përfundime dhe rekomandime:

  • - Bashkëpunim ndërmjet trupit rregullues dhe vetë-rregullues, në veçanti në shfrytëzimin e përbashkët të resurseve në trajtimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes në media;
  • - Mediat të raportojnë për gjuhën e urrejtjes, por të shënohet si e tillë dhe të bëhet me dije qartë se bëhet fjalë për një problem të tillë;
  • - Të rritet angazhimi i Komisionit për mbrojtje nga diskriminimi në identifikimin e rasteve të gjuhës së urrejtjes, në veçanti në sferën e sanksionimit;
  • - Gazetarët ose personat që shfrytëzojnë mediat për përhapje të gjuhës së urrejtjes, të mbajnë përgjegjësi përkatëse, ndërsa gazetarët të bashkohen në distancimin e tyre nga hapësira mediatike;
  • - Nevojitet koordinim dhe harmonizim ndërmjet institucioneve, organizatave dhe rrjeteve të ndryshme në luftën kundër gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit;
  • - Të zvogëlohet ndikimi i qendrave të ndikimit dhe ndikimit politik mbi punën e mediave;
  • - Ekziston nevoja për profesionalizim të punës së gazetarëve si në servisin publik ashtu edhe në mediat tjera, e në veçanti të punohet në edukim të vazhdueshëm;
  • - Vetë-rregullimi të përdoret sa më shpesh si mekanizëm për reagim ndaj gjuhës së urrejtjes, nënçmimit, shpifjes dhe fenomeneve të tjera të shkeljes së Kodit të gazetarëve;
  • - Të hapet debat rreth asaj se a ka nevojë për ko-rregullim në hapësirën mediatike, respektivisht diskutim rreth nevojës për futjen e ndryshimeve në kornizën ligjore;
  • - Redaksitë të posedojnë Kodin i cili do të respektohet brenda redaksisë, ndërsa portalet e internetit të arrijnë marrëveshje për parime të brendshme të sjelljes;
  • - Të krijohet një Kod i ri për mediat e shtypura, elektronike dhe të internetit.