Вести

SCS Newsletter April 2016 1 1200x846

Në pritje të reformave në sferën e mediave të cilët dalin nga marrëveshja e Përzhinos, një grup i organizatave mediatike kanë paraqitur Kërkesë deri te Qeveria për zbatimin e reformave sistematike në media në të cilën janë theksuar pyetjet e rëndësishme të cilët janë të domosdoshme masa praktike dhe ndryshime ligjore që duhet t’i zbatojnë institucionet përkatëse.

konferncija 17 05 20172

Këshilli për etikë në media ka një rol fisnik duke i kujtuar mediat dhe gazetarët vazhdimisht për etikën profesionale. Bëhet fjalë për parime që nuk mbrojnë vetëm profesionin dhe anëtarët e saj, por edhe demokracinë dhe ndikimin e saj më gjërë“, tha Shefi i Delegacionit të BE-së Samuel Zhbogar në konferencën e sotme të KEMM-it, në hotelin Holiday Inn në Shkup.

logo cmem 001

Këshilli për etikë në media (KЕММ) më 30 mars (e enjte), organizon Kuvendin e rregullt vjetor, me fillim në ora 10:30, në hotel Grand Plaza, Shkup.

osuda

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KЕММ) dënon sulmin e djeshëm fizik ndaj gazetarit të Televizionit 24, Hristijan Banevski.

semm iks1

Vetë-rregullimi në media dhe përfitimet e tij ishin tema kryesore e diskutimit në debatin me studentët e Institutit për studime të komunikimit, i cili u mbajt më 21 shkurt.

Kjo është një mundësi për të diskutuar përvojat e deritanishme të Këshillit për Etikë me udhëheqësinë në media, por edhe për t’u njoftuar me përvojat e këshillave të tjerë", tha Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutive e KEMM-it, në fillim të mbledhjes së mbajtur më 17 tetor në Shkup.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë ka zbatuar me sukses konferencën rajonale "Sfida për Këshillat për etikë në media në rajonin e Ballkanit" në Shkup, më 18 dhe 19 maj, ku morën pjesë përfaqësues të trupave vetë-rregullues nga Maqedonia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Serbia dhe Mali i Zi. Evenimenti u organizua në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup dhe me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës.

Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM) fitoi përkrahjen e Bashkimit Evropian dhe UNESCO-s për pjesëmarrje në projektin “Ndërtimi i mirëbesimit në mediat e Evropës juglindore dhe Turqisë”.

Në konferencën për shtyp që u mbajt më 10 mars në qendrën informative të BE-së në Shkup, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), i kujtoi mediat për rolin e madh dhe obligimet për informim profesional dhe për kontributin në përmirësimin e situatës në sferën mediatike.

Komisioni për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), organizoi debatin me temë “Mediat, zgjedhjet dhe roli i vetë-rregullimit“, më 25 shkurt, në hotelin „Kristal Pallas“ në Prilep.

Një numër i madh i mediave nënshkruan Kartën për raportim etik mbi zgjedhjet, në ceremoninë e mbajtur më 12 shkurt, në Qendrën informative të BE-së. Kartën e përgatiti Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë (KEMM), ndërsa përmbajtja e saj bazohet në parimet më të rëndësishme dhe universale të profesionit, e që janë pjesë e dokumenteve dhe publikimeve të Federatës ndërkombëtare të gazetarëve, Iniciativës për gazetari etike, Fondacionit Rojters, Raportuesëve pa kufi, Nenit 19, etj.

Nesër (12 shkurt), në ora 12:00, në hapësirat e Qendrës informative të BE-së në Shkup, Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë – KEMM, do të organizojë një eveniment për nënshkrimin e Kartës për raportim etik mbi zgjedhjet.