Konkurs

Shkarko

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) shpallë konkurs për storjet më të mira gazetareske nga fusha e jetës sociale-shoqërore, me përqendrim në avancimin e drejtave të njeriut dhe promovimin e drejtave të grupeve shoqërore të qytetarëve të pa mbrojtur dhe të margjinalizuar.

Shpallja publike është e hapur për të gjitha mediumet dhe gazetarët profesional, të cilët kanë publikuar storje në mediat në Maqedoni periudhën mes 01 qershor të vitit 2017 deri më 01 qershor të vitit 2018. Përmbajtjet e dërguara duhet t’i përmbushin kriteret për veprimtari gazetareske autentike dhe analitike nga interesi më i gjerë publik i cili i përmbush standardet etike gazetareske, nëpërmjet përkushtimit të autorit për punë të përpiktë ndaj përpunimit të temës.

Autorët e storjeve më të mira do të fitojnë shpërblime në shumë prej:

  • vendi i parë - 700 euro (në denarë)
  • vendi i dytë - 600 euro
  • vendi i tretë - 500 euro

Përmbajtja e përpunuar mundet të jetë në çfarë do forme gazetareske ose zhanri (tekst, dokumentar, reportazhë, intervistë...)

Storja mundet të paraqitet nga vetë gazetarët, mediumet ose individët, si dhe nga institucione dhe shoqata qytetare. 

Numri i storjeve me të cilët një autor ose redaksion mund të konkurrojnë është i kufizuar në tre.

Konkursi është i hapur deri më 10 shtator të vitit 2018.

Aplikacionet munden të dërgohen nëpërmjet:

  • postës elektronike në konkurs@semm.mk, ku duhet të vendoset hallkë nga teksti gazetaresk dhe e njëjta t’i bashkëngjitet e-mailit (në formë të PDF dokumentit);
  • me postë në adresën: Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë Bul. “Mitropolit Teodosij Gologanov” nr. 54/2, 1000 Shkup, përmbajtja të dërgohet në pesë kopje të shtypura dhe një kopje në CD (nga materialet të shtypura dhe ato audio vizuele) dhe
  • të dorëzohen personalisht në zyrën e Këshillit për etikë në pesë kopje të shtypura (një kopje në CD nga materialet të shtypura dhe ato audio vizuele).

Storjet më të mira do të zgjidhen nga juria e përbërë nga përfaqësues relevant dhe me renome të profesionit.

Shpërblimet për storje më të mira nga jeta shoqërore-sociale, Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) i jep për t’i nxitur gazetarët në promovimin e konceptit të kyçjes sociale dhe integrimit të grupeve të qytetarëve të pa mbrojtur dhe ato të margjinalizuar, nëpërmjet përpunimit etik dhe profesional të temave nga interesi publik.
Për më shumë informata reth konkursit mundeni të merrni në tel: 02/3222-595.