Gazeta

„Polarizimi politik reflektohet në mediat onlajn, ku vërehet një gjuhë e urrejtjes dhe shkelje e standardeve në Kodeksin etik. Sipas KEMM-it, pjesa më e madhe e shkeljeve, duke përfshirë këtu edhe lajmet e rrejshme dhe raportimin joprofesional etik, ndodhin në hapësirën onlajn...”

“Cilësia e informimit nga disa stacione komerciale televizive është duke u përmirësuar, por ende ekziston një nivel i ulët i standardeve profesionale në disa media të caktuara, me çka varroset informimi objektiv. Monitorimi i Këshillit për Etikë në Mediat tregon se nevojitet punë e mëtutjeshme që të përmirësohet respektimi i standardeve etike“.