Gazeta

veles 16 11 2017

“Mediat zgjedhjet dhe roli i vetë-regullimit” është tema e debatit të cilin Këshilli për etikë në mediat në Maqedoni (KEMM) e organizoi me 15 nëntor, në Komunën e Velesit.

“Vetë-regullimi në mediat fiton rëndësi më të madhe, veçanarisht duke i pasur parasysh edhe rekacionet më të shpeshta të qytetarëve për raste të ndryshme të informimit jo-profesional të mediave deri te Këshilli për etikë. Gjithashtu edhe në raportet ndërkombëtare theksohet dhe përkrahet puna e këtij trupi, çka na tregon në nevojen gjithnjë e më të madhe për përkrahje nga vetë-regullimi në shtet”, tha Marina Tuneva, drejtor ekzekutiv i Këshillit për etikë në mediat në debatin e sotshëm në komunën e Velesit.

Ngjarjen, të cilën e organizon KEMM, është pjesë e aktiviteteve në radhë në shtet me qëllim që publiku nga afër të njoftohet me punën e këtij trupi vetë-regullues, por edhe të nxitet procesi për ngritje të ankesave për raportim jo-etik të mediave.

Kryetari i Komisionit për ankesa pranë KEMM, Mirçe Adamçevski, informon se ne punën tre vjeçare të KEMM qytetarët më së shpeshti janë ankuar për informim të njëanshëm, diskriminim, gjuhë të urretjes, dhe shpallje të lajmeve të rreme në mediat. Njëkohësisht, Adamçevski informon për regullat e akorduara për pranim të internet portaleve si anëtarë të KEMM, a veçanarisht duke e pasur parasysh se qytetarët shpesh herë ankohen për informim jo etik në online fushën. Regullat mundeni ti gjeni në ueb-faqen e KEMM, gjegjësisht në http://semm.mk/sq-al/sovet-za-etika-2/regullat-per-anetaresim

Për rolin e mediave gjatë zgjedhjeve ka folur Sefer Tahiri, anëtar i Komisionit për ankesa pranë KEMM.” Kemi vërejtur raste ku mediat në vend se të janë mjete për komunikim masiv ato u bënë instrumente për artikulime të interesave politike. Përveç asaj, problem është kur liria e të shprehurit kuptohet në mënyrë jo përgjegjëse. Mediat duhet të kuptojnë se përgjegjësia nënkupton respektim të standardeve profesionale”, tha Tahiri.

Një përmbledhje të juridiksionit të KEMM, mënyrës të ngritjeve të ankesave si dhe procesit për medijim e dha Filip Gjurçinovski, anëtarë i Komisionit për ankesa. Ai, gjithashtu informoi se më së shpeshti janë thyer neni 1 i Kodeksit të gazëtarëve, i cili mbulon raportimin jo të saktë, neni 13 për përzierjen e fakteve me mendime, pastaj neni 10 për përdorje të gjuhës së urrejtjes, si dhe neni 14 për raportim jo të balansuar nga proceset politike. Për shqyrtim më të tërthort të vendimeve të KEMM në http://semm.mk/komisija-za-zalbi/arhiva-odluki-i-mislenja.

Осврт за надлежностите на СЕММ, начинот на поднесување жалби и процесот на медијација даде Филип Ѓурчиновски, член на Комисијата за жалби. Тој, исто така, информираше дека најчесто биле нарушувани член 1 од Кодексот на новинарите, кој се однесува на неточното информирање, член 13 за мешањето на факти со мислења, потоа член 10 за говорот на омраза, како и член 14 за неизбалансираното известување од политички процеси. Подетален преглед на одлуките на СЕММ на http://semm.mk/komisija-za-zalbi/arhiva-odluki-i-mislenja