Gazeta

Kjo është një mundësi për të diskutuar përvojat e deritanishme të Këshillit për Etikë me udhëheqësinë në media, por edhe për t’u njoftuar me përvojat e këshillave të tjerë", tha Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutive e KEMM-it, në fillim të mbledhjes së mbajtur më 17 tetor në Shkup.

Në takimin në të cilin morën pjesë rreth njëzet pjesëmarrës, duke përfshirë edhe redaktorët, pronarët e mediave dhe drejtorët të redaksive informative, të pranishëmve iu dha mundësia për të diskutuar zhvillimin e ardhshëm të Këshillit për etikë, veçanërisht për nevojën për të mbështetur vetë-rregullimin në media dhe ballafaqimin me sfidat me të cilat po përballet ky organ vetë-rregullues.

Shell Nuhus prezantoi përvojat e Këshillit për etikë në Norvegji, i cili mes tjerash theksoi se Këshilli mban primatin e “zëdhënësit” për lirinë e shprehjes në këtë shtet. Këshilli norvegjez për etikë është një organizatë-ombrellë e të gjitha organizatave mediatike në vend, ndërsa fokusi kryesor i organizatës është intervenimi në rastet e cenimit të lirisë së shprehjes.

Profesor Dr. Enes Osmançeviq, duke folur për rëndësinë e vetë-rregullimit në Bosnjë dhe Hercegovinë, theksoi se qëllimi kryesor i organit të atjeshëm për vetë-rregullim, i cili ekziston për 16 vjet, është që të mbrojë mediat nga ndikimi i politikës dhe për të mbrojtur publikun nga jo profesionalizmi. Një ndër problemet e vërejtura më shpesh është abuzimi i Internetit, kryesisht për të ashtuquajturat luftëra ideologjike. Në pjesën dërmuese të punës së tyre, ata ballafaqohen edhe me gjuhën e urrejtjes. "Gjuha e urrejtjes në Bosnjë dhe Hercegovinë lëviz nga urrejtja mbi baza kombëtare dhe fetare drejt përhapjes së urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë dhe ndaj komunitetit LGBT", tha profesor Osmançeviq.

Kryetari i Komisionit për ankesa Mirçe Adamçevski, theksoi nevojën për ndryshime në Kodin e gazetarëve, në përputhshmëri me rrjedhat dhe ngjarjet aktuale dhe kërkoi përkrahjen e mediave për publikimin e vendimeve të Komisionit.

Aleksandar Damovski, kryeredaktor i portalit Mkd.mk, mbajti fjalimin e tij mbi mënyrat e funksionimit të vetë-rregullimit në redaksitë. Ai theksoi se portalet shpeshherë keqpërdoren nga politikanët dhe “në procesin e ndarjes së mediave, ata shpesh mbeten vetë.