Bordi drejtues

 

 

Anita Dimitrijevska

dimitrijevska@semm.mk
  Anita Dimitrijevska është gazetare e diplomuar nga Fakulteti për shkenca juridike dhe politike dhe studime të gazetarisë – “Justinijan I” - Shkup. Për momentin është duke ndjekur studimet master në të njëjtin fakultet. Në periudhën 2002-2009 ka punuar si redaktore – gazetare në revistën enigmatike zbavitëse “Blla Blla”. Në vitin 2009 dhe 2010, ka punuar si gazetare – raportuese në të përditshmet “Vreme” dhe “Shpic”. Që nga viti 2010 është e punësuar në Radio Televizionin Maqedonas si gazetare/raportuese në redaksinë e politikës së brendshme.
   
 

Elida Zilbeari

zilbeari@semm.mk

 

Elida Zilbeari posedon diplomë në shkencat e komunikimit. Aktualisht, është duke ndjekur studimet master në diplomaci në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup. Punon në Fondacionin Metamorfozis, si koordinatore e projekteve që kanë të bëjnë me lirinë e fjalës dhe përforcimin e mediave në Maqedoni. Që nga shkurti i vitit 2012, ajo është kryeredaktore e portalit informativ www.portalb.mk. Gjithashtu, duke filluar prej tetorit të vitit 2012, ajo është kryeredaktore përgjegjëse e versionit në gjuhën shqipe të projektit Shërbimi për verifikimin e fakteve në media. http://factchecking.mk/.

   

Isuf Kadriu

kadriu@semm.mk

  Isuf Kadriu diplomoi në gazetari në Tiranë, R. e Shqipërisë, në vitin 1996, ku filloi karrierën e tij si gazetar në programin informativ të Radio Televizionit Kombëtar. Që nga viti 1998 është punësuar në Radio Televizionin Maqedonas, programi në gjuhën shqipe, si raportues dhe pastaj si redaktor. Nga viti 2008 punon në televizionin Alsat-M, si redaktor i programit informativ. Nga viti 2001 punon si korrespondent për Radio Evropa e Lirë në Shkup.
   
 

Shkëlzen Akifi

akifi@semm.mk
  Shkëlzen Akifi është i punësuar në Alsat-М që nga viti 2006, ndërsa për momentin punon si redaktor. Është gazetar i diplomuar në Fakultetin për shkenca të komunikimit dhe teknologji, pranë Universiteti të Evropës Juglindore në Tetovë. Në të kaluarën ka punuar si gazetar në televizionin lokal ‘Festa‘ – Kumanovë, si dhe si korrespondent i gazetave ‘Fakti‘,‘ Epoka e Re‘ dhe  ‘Bota Sot‘ në Kosovë. Ka marrë pjesë në shumë seminare dhe konferenca në fushën e gazetarisë. Në periudhën prej gushtit të vitit 2007 deri në maj të vitit 2008 ka marrë pjesë në programin PDY në Kolumbi, Misuri, SHBA.
   
 

Katerina Sinadinovska

sinadinovska@semm.mk

   
   
 

Serjoza Nedelkoski

nedelkoski@semm.mk

   
   
 

Dragan Antonovski

antonovski@semm.mk

   
   
 

Goran Momiroski

momiroski@semm.mk
 

Goran Momiroski është gazetar që nga viti 1994 në MSB Radio Ohri, TV M Ohër (televizioni i parë lokal në Maqedoni), Super Radio Ohër, raportues i agjencisë së lajmeve „Makfaks“, „Utrinski Vesnik“ dhe „Nova Makedonija“ nga Ohri. Nga viti 2003 është korrespondent i TV Telma. Është themelues dhe kryeredaktor përgjegjës i portalit të internetit www.ohridnews.com (internet portali i parë informativ në Maqedoni - 2006), fitues i çmimit Shën Klimenti në vitin 2008, si dhe fitues i Çmimit për zhvillim të shoqërisë demokratike në Maqedoni, të IMM (MIM), USAID dhe Institutit për komunitete të qëndrueshme, në vitin 2009. Momirovski është menaxhues produksioni dhe koordinator i shumë projekteve kulturore zbavitëse. Është kryetar i Shoqatës së gazetarëve të Maqedonisë – Zyra rajonale për Ohër dhe Strugë.

Што е медиумска саморегулација?

 

Совет за етика во медиумите на Македонија