Zyra ekzekutive

Marina Tuneva
drejtoreshë ekzekutive
mtuneva@semm.mk
 

Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë

Marina Tuneva, drejtoreshë ekzekutive e Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë
Në janar të vitit 2015 u emërua në pozitën e drejtoreshës ekzekutive të Këshillit. Diplomoi në studime ndërdisiplinore në gazetari në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, dhe përfundoi studimet pasuniversitare në diplomaci në Universitetin e Maltës. Aktualisht është kandidate për doktoraturë në Institutin Evroballkan në Shkup, duke punuar në fushën e marrëdhënieve me opinionin dhe komunikimeve ndërkulturore. Që nga viti 2009 është ligjëruese në Shkollën e lartë për gazetari dhe marrëdhënieve me opinionin. Përvoja e saj e mëparshme e punës përfshin edhe punën në disa projekte ndërkombëtare në kuadër të UNDP-së dhe të USAID-it. Ka punuar edhe si gazetare / redaktore në Agjencinë informative të Maqedonisë. Nga viti 2012-2014, është anëtare e organit koordinues të programit MEDIANE të Këshillit të Evropës dhe të Bashkimit Evropian. Është autore e publikimeve "Mediat, qytetarët dhe komunikimet ndërkulturore", "Manual për raportim mbi diversitetin", "Hyrje në marrëdhëniet me opinionin" dhe "Si të komunikoni me mediat".

 
 

 

marinai
Marina Ivanovska
Koordinatore e programit
mgjorgievska@semm.mk
 

Marina Ivanovska, Koordinatore e programit e Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë

Ka diplomuar në punë dhe politikë sociale në Universitetin Shën Kirili dhe Metodi në Shkup, e specializuar në qasjen psikosociale në punën sociale në Universitetin në Zagreb. Kreu studimet master në fushën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë në Evropën Juglindore në Universitetet në Sarajevë dhe Bolonjë. Që nga viti 2005 është kyçur në sektorin civil. Ka bashkëpunuar në një numër të madh projektesh për përforcimin e kategorive të ndjeshme të qytetarëve, për të drejtat e njeriut dhe demokracinë. Në janar të vitit 2015 filloi të punojë në KEMM.