Projektet

Grant dyvjeçar institucional, i financuar nga CIVICA MOBILITAS
Kohëzgjatja: prill 2016 – mars 2018
Buxheti:  2.500.280 denarë
 
Në përgjithësi, ky grant mbështet funksionimin e zyrës së Këshillit për Etikë në Media (KEMM) dhe punën e Komisionit për Ankesa pranë KEMM-it. Gjithashtu, me këtë grant do të mbulohen shpenzimet e rregullta operative. Janë planifikuar aktivitete për të rritur dukshmërinë e Këshillit (video dhe publikime mbi vetërregullimin në media). Në suaza të këtij projekti, në vitin 2017 planifikohet themelimi i një trupi joformal për ballafaqimin me gjuhën e urrejtjes në media.
 

 
Projekti i mbështetur nga IMM / BE „Përmes vetë-rregullimit deri te kredibiliteti i mediave dhe besimi i publikut" në kuadër të projektit "#ReForMedia – Avancimi i bashkëpunimit ndërmjet shoqërisë civile, institucioneve dhe qytetarëve për zbatimin e reformave në sferën mediatike"

Kohëzgjatja: 6 muaj, tetor 2016 – mars 2017

Buxheti:  9.990 euro

 

Në përgjithësi, aktivitetet synojnë promovimin e punës së KEMM-it dhe kompetencave të tij, dhe inkurajimin e qytetarëve për të marrë pjesë në forcimin e vetë-rregullimit në vend.

            Në kuadër të projektot po ndërmerren dhe planifikohen këto aktivitete:

    • Publikimi i përvojave nga puna e KEMM-it dhe rezultatet nga puna e Komisionit për ankesa pranë KEMM-it
    • Analizë krahasuese e përvojave të këshillave të mediave në Europë dhe kornizat etike/rekomandimet për Maqedoninë
    • Konferencë mbi etikën në media dhe vetë-rregullimin
    • Dy debate në universitete për përmirësimin e punës së KEMM-it

 


 

Grant institucional: Forcimi institucional i Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë" nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze
Kohëzgjatja: 2 vjet (1 dhjetor 2014 – 30 dhjetor 2016)
Buxheti: 7.747.740 denarë

            Në përgjithësi, aktivitetet e këtij projekti ishin të fokusuara drejt:

  • Krijimit të kushteve operative për funksionimin e Këshillit për etikë në mediat e Maqedonisë
  • Promovimit të KEMM-it në publik dhe Kodin e Gazetarëve të Maqedonisë
  • Zhvillimit të praktikës së parashtrimit të ankesave deri te Komisioni për ankesa
  • Aktiviteteve për rritjen e vetëdijes mbi raportimin profesional në media
  • Inicimit të bashkëpunimit lokal dhe rajonal midis mediave dhe bashkëpunimit të organizatave me anëtarësinë
  • Krijimit të një plani për qendrueshmëri afatgjate dhe strategji


 

Grant veprimi i financuar nga Ambasada e Mbretërisë Holandeze: „Democracy Watch 2015: PLURALIZMI POLITIK NË MEDIA, PARA DHE GJATË ZGJEDHJEVE”

Kohëzgjatja: 7 muaj (nëntor 2015 – maj 2016)

Buxheti:  5.050 euro

 

Në përgjithësi, aktivitete e këtij projekti ishin të fokusuara drejt rritjes së mirëkuptimit nga ana e publikut dhe dukshmërisë së rolit të Këshillit për etikë në media, promovimit të rolit të KEMM-it si ndërmjetësues ndërmjet publikut dhe mediave, dhe sigurimit të raportimeve në kohë dhe të rregullta mbi domosdoshmërinë e gjetjes së mjeteve të shpejta juridike, në kontekst të raportimit mbi zgjedhjete, dhe përfundimeve/ankesave  lidhur me mediat nga ana e Institutit për studime të komunkimit / Shkolla për gazetari dhe për marrëdhënie me publikun.

Në kuadër të këtij projekti u ndërmorën këto aktivitete:

  • U themelua një trup përgjegjës për koordinimin e reagimeve nga ana e KEMM-it
  • Konsultime/debate publike me përfaqësues të sektorit civil, institucioneve shtetërore dhe mediave në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal
  • Përgatitja e botimit i cili pasqyronte rastet më të shpeshta të ankesave lidhur me mediat para dhe gjatë zgjedhjeve.

 


 

Grant veprimi i financuar nga UNESCO: „Afrimi i pjesëmarrësve me qëllim të përmirësimit të vetë-rregullimit në media“

Kohëzgjatja: 10 muaj (mars 2016 – dhjetor 2016)

Buxheti:  15.995 euro

 

Në kuadër të projektit u ndërmorën këto aktivitete:

  • U zbatua një hulumtim në mesin e gazetarëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile lidhur me perceptimin e vetë-rregullimit në media dhe rolin e KEMM-it
  • U realizuan katër debate televizive mbi çështjet domethënëse për vetë-rregullimin dhe profesionalizmin mediatik
  • Pjesëmarrje e dy përfaqësuesve të Këshillit në Konferencën e Ditës Botërore të lirisë së mediave në Helsinki, Finlandë, në vitin 2016
  • Tre debate me studentë të universiteteve në vend
  • Punëtori me përfaqësues të udhëheqësisë së mediave, duke u përqendruar në nevojën për mbështetje të vetë-rregullimit


 

Projekt i financuar nga UNESCO „Informo dhe informohu”

Kohëzgjatja: 4 muaj, prill 2015 – korrik 2015

Buxheti:  229.152 denarë

 

Në përgjithësi, të gjitha aktivitetet ishin kryesisht të përqendruara në rritjen e vetëdijes së qytetarëve në tërë vendin mbi ekzistimin dhe rolin e KEMM-it, themlimin e Bordit Drejtues të Këshillit, Zyrës Ekzekutive dhe Komisionit për ankesa, si dhe njoftimin me mënyrat e parashtrimit të ankesës.

 

            Në kuadër të këtij projekti janë ndërmarrë këto aktivitete:

    • Debate në të gjithë vendin (Manastir, Strumicë, Ohër, Shtip, Tetovë dhe Kumanovë).
    • Formimi i një rrjeti rajonal dhe ndërkombëtar
    • Formimi i një rrjeti rajonal dhe ndërkombëtar