Reagim ndaj sulmit të gazetarit të TV 24

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KЕММ) dënon sulmin e djeshëm fizik ndaj gazetarit të Televizionit 24, Hristijan Banevski.

Tendenca e dhunës dhe pengimi i punës së gazetarëve dhe punonjësve mediatik vazhdon të jetë problem serioz. Kjo vetëm dëshmon përpjekjet tendencioze për të kërcënuar lirinë e mediave dhe të drejtën e publikut për t’u informuar.

Shteti është përgjegjës për ndërmarrjen e të gjitha masave aktive për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të volitshëm për lirinë e shprehjes, ndërsa një obligim i tillë është në përputhshmëri edhe me Nenin 10 të Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut. Gjithashtu edhe Komiteti i ministrave të Këshillit të Europës rekomandon që të mbrohet gazetaria dhe siguria e gazetarëve dhe të aktorëve të tjerë mediatik.

Совет за етика во медиумите на Македонија